Samiti i Varshavës, jo rruga e duhur se si stabilizohet Lindja e Mesme


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
5 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Dalia Dassa Kaye “New Republic”

Këtë javë, Shtetet e Bashkuara dhe Polonia, do të organizojnë një samit në Varshavë për “promovimin e një të ardhmeje të paqes, dhe sigurisë në Lindjen e Mesme”. Të ftuar janë më shumë se 70 vende, çka përbën një distancim nga unilateralizmi i zakonshëm i administratës Trump.

Por për fatin e keq, historia sugjeron se edhe kjo conference, nuk do të arrijë ndonjë gjë të madhe. Gati 30 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara, nisën përpjekjet e tyre më të guximshme rajonale për paqe dhe stabilitet në rajon. Konferenca e Madridit e vitit 1991, pa dyshim që dështoi në objektivat e saj kryesore, por jo për mungesën e përpjekjeve.

Dhe shembulli i Madridit, na tregon sot se sa e pamundur është, që përpjekja e administratës Trump të japë fryte konkrete. Në fund të luftës së parë të Gjirit në pranverën e vitit 1991, presidenti Xhorxh H.Ë Bush, tha se kishte ardhur koha t’i jepej fund konfliktit arabo-izraelit.

Administrata e tij, e udhëhequr nga sekretari i shtetit, Xhejms Bejker dhe një grup i madh ekspertësh të Lindjes së Mesme dhe të Luftës së Ftohtë, organizuan një takim të madh ndërkombëtar mbi Lindjen e Mesme në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, në tetor të atij viti.

Pavarësisht nga mangësitë e aktivitetit, konferenca arriti të bëjë bashkë dhe të ulë për herë të parë në tryezën e negociatave, të gjitha palët në konfliktin arabo-izraelit. Ajo nisi bashkëpunimin e pashembullt shumëpalësh midis Izraelit dhe botës arabe, mbi kontrollin e armëve dhe sigurinë rajonale, zhvillimin ekonomik, mjedisin, ujin dhe çështjen e refugjatëve.

Vizioni i konferencës ishte i qartë:të përfitojmë nga përfundimi i luftës, për të ndërtuar një bazë për paqen rajonale, me zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, si një gurthemeli në këtë përpjekje. Krahasojeni atë lloj përgatitjeje dhe vizioni, me atë të administratës aktuale në SHBA.

Sekretari i Shtetit, Majk Pompeo, e njoftoi mbajtjen e samitin në një intervistë gati një muaj përpara, me sa duket pa u konsultuar me aleatët kryesorë. Madje për habinë e mikëpritësve polakë, sugjeroi që një element i rëndësishëm i conferences, do të ishte “sigurimi që Irani të mos ketë më një ndikim destabilizues në rajon”.

Vetëm disa javë më vonë, pas rezervave nga Polonia dhe aleatët europianë mbi agjendën e aktivitetit, Uashingtoni zgjeroi synimet e takimit, për t’u përqëndruar në një sërë çështjesh, nga ekstremizmi, deri tek raketat, dhe terrorizmi (të gjitha tema të një rëndësie të madhe në dosjen e Iranit).

Por me të dërguarin e posaçëm të administratës mbi Iranit, që po luan një rol të rëndësishëm në organizimin e konferencës, ka dyshime nëse ky takim do të jetë diçka tjetër, përveç një mekanizëm për të ushtruar presion dhe izoluar Iranin.

“Çështja e parë në rendin e ditës është Irani”- tha të djelën kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pavarësisht se sipas BBC fjala “Iran” nuk përmendet askund në agjendën zyrtare.

Eshtë e panevojshme të thuhet që Irani nuk është ftuar, dhe lojtarët kryesorë globalë dhe rajonalë si Rusia, Turqia dhe palestinezët, refuzuan të marrin pjesë. Konflikti izraelito-palestinez, nuk është në agjendën e bisedimeve, pavarësisht se në të thuhet se do marrë pjesë edhe “ekipi i paqes” i presidentit Trump.

Sigurisht, është e vështirë që paqja izraelito-palestineze, të ketë prioritet mes luftërave të shumta civile të Lindjes së Mesme. Dhe izraelitët, bashkë me disa udhëheqës të rëndësishëm arabë duken më pranë njëri-tjetrit se në çdo pikë tjetër të konfliktit, për shkak të shqetësimeve të përbashkëta rreth Iranit.

Por një normalizim i plotë i marrëdhënieve në Lindjen e Mesme, varet ende nga zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez. Duke pasur parasysh se administrata Trump dhe lidershipi palestinez, nuk po bisedojnë më seriozisht mbi këtë çështje, ne duhet të presim gjatë për të parë një zgjidhje të konfliktit.

Konferenca e Madridit dikur, nuk ishte e përsosur. Ashtu si sot, Irani u përjashtua, sikurse edhe vendet e tjera që kundërshtonin paqen me Izraelin. Ndërkohë, zyrtarët e lartë amerikanë, nuk arritën t’i kushtonin vëmendjen e duhur procesit shumëpalësh të paqes, pasi u mjaftuan vetëm më synimin e tij fillestar:uljen e izraelitëve në tryezë.

Por me siguri që në të ardhmen, do të ketë mundësi të mësohet nga Madridi, dhe të përmirësohet arkitektura rajonale për një diplomaci të suksesshme, veçanërisht pas konflikteve të tmerrshme në Siri dhe Jemen, dhe sfidave të vështira mjedisore apo edhe sfidave ekonomike, me të cilat ballafaqohet rajonin dhe gjenerata e ardhshme.

Kjo do të kërkojë një punë më serioze nga fuqitë globale, për të gjeneruar mbështetje të gjerë rajonale dhe ndërkombëtare. Dhe kjo do të kërkojë gjithashtu edhe një qasje bashkëpunuese, që përfshin miqtë dhe kundërshtarët, në vend se të ndërtohet mbi aleancat gjithnjë në ndryshim të sigurisë.

Procesi i Madridit, nisi gati 30 vjet më parë me shumë premtime të mëdha, por përfundimisht ngeci në vend, dhe do të ketë nevojë të rishqyrtohet, për t’ju përshtatur Lindjes së Mesme të ditëve tona. Bota mund të përdorë një “pasardhës” të denjë të tij. Dhe Samiti i Varshavës, ndoshta nuk është ai.

Shënim:Dalia Dassa Kaye, është drejtoreshë e Qendrës për Politika Publike në Lindjen e Mesme, dhe politoge në think-tankun e njohur amrikan ”RAND Corporation”.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment