Samiti i OKB-së për klimën, zotohet të shpëtojë pyjet e pastrojë energjinë

KS i OKB-sëSamiti i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimaterike u zotua ditën e djeshme që të zgjerojë edhe më shumë përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe gjithashtu ngriti një fond miliarda dollarësh për të ndihmuar vendet në zhvillim në përpjekje për të marrë sa më shumë masa për të ngadalësuar procesin e ngrohjes globale.

Samiti, i organizuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, vendosi si objektiva ndalimin e shkatërrimit të pyjeve tropikalë, përmirësimin e prodhimeve ushqimore, si dhe rritjen deri në 30% të shitjeve të makinave elektrike deri në vitin 2030.

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë mbyllëse të samitit, Ban Ki Moon tha:

“Asnjëherë më parë liderë të ndryshëm nuk janë mbeledhur për të treguar përkushtimin e tyre për të vepruar për ndryshimet klimaterike. I falenderoj të gjithë të pranishmit në këtë ditë historike”.

Qeveritë dhe investitorët thanë se deri në fund të vitit 2015 për të ndihmuar në këtë nismë mund të mblidhet një fond prej 200 miliardë dollarësh.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment