Samiti i NATO-s

ra“Vendet e anëtarësuara në NATO, duhet të njohin pavarësinë e Kosovës”. Ky ka qenë mesazhi i qartë i dhënë nga kryeministri Edi Rama, në samitin e NATO-s, që po mbahet në Uells. Sipas Ramës, Kosova meriton të ndihet pjesë e familjes evropiane.

“Vendet e NATO-s të njohin Kosovën. Njohja e Kosovës e nevojshme në këtë situatë. Kosova meriton të ndjehet pjesë e familjes evropiane”-deklaroi kryeministri Rama në samit. Duke u ndalur tek një tjetër çështje e rëndësishme që është zbatimi i marrëveshjes së Ohrit mes maqedonasve dhe shqiptarëve të Maqedonisë, Rama shtoi se ajo duhet të gjejë zbatim.

“E nevojshme të zbatohet marrëveshja e Ohrit. Në NATO dhe vendet e tjera të Ballkanit. Zgjerimi, të ftohet dhe Mali i Zi”-tha Rama.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment