Samiti i NATO-s në Uells, Rama: Delegacioni shqiptar, rol të rëndësishëm

krKryeministri i vendit Edi Rama, sëbashku me delegacionin shqiptar është nisur drejt Brukselit, për në Samitin e NATO-s, në Uells. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Rama, me anë të një mesazhi në rrjetin social “Twitter”. 

Sipas kryeministrit Rama, theksoi se delegacioni shqiptar do të ketë një rol të rëndësishëm në këtë samit. “Për në Samitin e NATO-s në Uells ku delegacioni shqiptar ka një zë dhe një rol të rëndësishëm në axhenden e punës”-citohet në mesazhin e Ramës, duke e shoqëruar me një foto ku pjesë e delegacionit janë Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. 

Samiti i Wellsit, do të mbahet ditën e nesërme, ku do të diskutohen çështje që lidhen me bashkëpunimin me NATO si anëtare e saj, madje dhe mbi arkitekturën e sigurisë në vend dhe rajon. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment