RUSI – Lavrov: Moskës nuk i intereson krijimi i një “zone tampon” në Ukrainë

ee460-660x314Rusia nuk është e interesuar të ketë një “zonë tampon” në Ukrainë, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov, ndërkohë që Kievi akuzon Moskën se po përpiqet të krijojë një shtet kukull në këtë ish-republikë sovjetike, që të marrë krejtësisht Ukrainën më pas.

“Të gjitha deklaratat mbi interesin tonë për krijimin e një Transdniestrie të dytë, një zonë tampon, janë absurde”, vlerësoi Lavrovi në një intervistë për kanalin televiziv rus “TV Centre”, i cituar në një komunikatë të ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.

Transdniestria, rajon i gjerë në Moladvi, deklaroi pavarësinë e saj në vitin 1990, e mbështetur nga Rusia.

“Vetëm një mednje e ligë që shpreson të mashtrojë publikun mund të shpikë se ne bëmë që të dështojë procesi i paqes në Transdniestrie dhe se duma të bëjmë të njëjtën gjë edhe në Ukrainë”, theksoi ministri rus.

Submit a comment