Rumania akuzon BE për standarde të dyfishta:Perëndimorët, trajtohen më butë


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
4 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Anca Gurzu “Politico.eu”

Bukuresht – Kryeministrja rumune, Viorica Dancila, akuzon udhëheqësit e Europës Perëndimore për standarde të dyfishta, duke kritikuar vendin e saj mbi korrupsionin, dhe heshtur për dhunën kundër protestave anti-qeveritare në vendet perëndimore.

Dancila, qeveria e të cilës mban presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian, thotë se korrupsioni është gjithashtu një problem në Evropën Perëndimore. Megjithatë nuk pati asnjë protestë nga krerët e BE-së, kur policia franceze ndërhyri dhunshëm kundër protestuesve të lëvizjes së Jelekëve të Verdhë.

Vërejtjet e kryeministres rumune, pasqyrojnë tensionet midis qeverive të Evropës Lindore dhe asaj Perëndimore në BE, që janë rritur vitet e fundit, dhe kërcënojnë ta bëjnë gjithnjë e më të vështirë bashkëjetesën dhe konsensin midis udhëheqësve të bllokut.

“Rumanisë nuk i lejohen, ato që u lejohen në fakt vendeve të tjera”- shprehet Dancila në një intervistë për “Politico”. Rumania është përballur me kritika në rritje nga ana e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Europian gjatë muajve të fundit, duke reflektuar pikëpamjen se vendi i Evropës Lindore është duke e humbur luftën kundër korrupsionit, dhe po shkon drejt së njëjtës rrugë anti-liberale, sikurse Polonia dhe Hungaria.

Kritikët akuzojnë Partinë Socialdemokrate (PSD) në pushtet, se po përpiqet të nxisë ndryshime ligjore për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit, dhe për të ndihmuar politikanët e akuzuar për korrupsion, duke përfshirë zyrtarë të lartë të PSD, siç është edhe kryetari i kësaj partie, Liviu Dragnea.

Qeveria rumune, është përballur me kritika të tilla nga aktivistët e shoqërisë civile në vend, dhe presidenti Klaus Iohanis, ish-drejtues i Partisë Liberale Kombëtare, dhe një rival i vjetër i socialdemokratëve, që u përpoq të pengonte shkarkimin e prokurorit special kundër korrupsionit vitin e kaluar.

Por më shumë efekt, kanë pasur kritikat ndërkombëtare. Në tetor të vitit të kaluar, Dancila debatoi ashpër në Parlamentin Europian në Strasburg me zv/presidentin e parë të Komisionit Evropian Frans Timmermans mbi nivelin e sundimit të ligjit në Rumani.

Një muaj më vonë, PE miratoi një rezolutë që shprehte shqetësimin në lidhje me drejtimin e vendit në luftën kundër korrupsionit, dhe dënonte “ndërhyrjen e dhunshme dhe joproporcionale të policisë” gjatë një proteste masive anti-qeveritare në gusht 2018, që shkaktoi qindra të plagosur.

Por Dancila, pretendon se vendi i saj nuk po trajtohet në mënyrë të barabartë brenda BE-së. “Unë pashë atë që ndodhi me Jelekët e Verdhë në Francë”-tha ajo, duke iu referuar protestave të mëdha në rrugët e Francës, kundër politikave të presidentit Emanuel Makron, të cilat gjthashtu u shoqëruan me akte dhune.

“Askush nuk pati ndonjë reagim. Është një standard i dyfishtë. Unë nuk kam parë askënd të vijë në Parlamentin Europian dhe të thotë:Ne duam një rezolutë mbi Francën”- vijon më tej ajo.

Kryeministrja rumune, thotë gjithashtu se është e padrejtë që vendi i saj dhe Bullgaria, janë të vetmet që i nënshtrohen monitorimit anti-korrupsion, nëpërmjet një raporti vjetor nga Komisioni Evropian.

Kur të dyja vendet iu bashkuan BE-së në vitin 2007, u detyruan të nënshkruanin të ashtuquajturin Mekanizëm Bashkëpunimi dhe Verifikimi, që monitoron dhe ndihmon në zbatimin e reformave gjyqësore për të luftuar korrupsionin.

“Është thënë që ky mekanizëm synon të ndihmojë Rumaninë dhe Bullgarinë. Ai flet për korrupsionin. Unë kam parë akte shumë të mëdha korrupsioni edhe në Holandë, Francë, Gjermani. Askush nuk ka kërkuar ndonjeherë, futjen e një mekanizmi të tillë monitorues për këto vende”.

Në raportin e tij të fundit në nëntor të vitit të shkuar, Brukseli e kritikoi ashpër Bukureshtin, duke e akuzuar atë për hapa prapa, në krahasim me përparimin që kishte shënuar vitet e fundit.

Komisioni Evropian, kërkoi nga Rumania të rishikojë ligjet që synojnë të reformojnë sistemin gjyqësor dhe kodin penal, si dhe të emërojnë një prokuror të ri special kundër korrupsionit.

Brukseli shprehu ndërkohë shqetësime muajin e kaluar, mbi një dekret të planifikuar me emergjencë, që synon t’u garantojë disa njerëzve, përfshirë edhe politikanë, të drejtën e një rigjykimi të mundshëm, bazuar në mosmarrëveshjen mbi mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve në gjykatën më të lartë të apelit në vend në vitin 2014.

Kritikët thonë se PSD, po përpiqet të ndihmojë haptazi politikanët e dënuar për korrupsion. Por Dancila, shprehet se kjo masë është e nevojshme, për t’u dhënë njerëzve mundësinë për një gjykim të drejtë.

E pyetur nëse do të zbatojë rekomandimet në raportin e Komisionit Evropian, kryeministrja rumune tha se disa prej tyre shkelin kushtetutën e vendit, por qeveria e saj është e hapur për miratimin e pikave të tjera.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment