Rritja e sigurisë në rrugë – Ndryshon Kodi Rrugor

gr

Rritja e sigurisë rrugore dhe minimizimi i numrit të aksidenteve në rrugë është qëllimi i disa ndryshimeve në ligjin e Kodit Rrugor, të cilat i bashkangjiten përditësimit të ligjeve në fushën e transportit, sipas direktivave të Bashkimit Europian.
Amendimi i ligjit, ndër të tjera, lidhet me ndryshimin e masës administrative të vendosjes së gjobave kryesisht për mbrojtjen e infrastrukturës rrugore nga dëmtimet dhe vjedhjet. Neni 8 i projektit, i depozituar per shqyrtim ne parlament, propozon ndryshimin e nenit 47, që lidhet me kategoritë e mjeteve me motor dhe rimorkiove të tyre, për t’i përshtatur me standardet evropiane.
Neni 9 i draftit ndryshon një pikë të nenit 52 të Kodit Rrugor, që lidhet me përputhjen e shpejtësisë së lëvizjes në rrugë horizontale të çiklomotorëve. Sipas ligjit të ri shpejtësia nga 50 km/h që është aktualisht në Kod, do të përputhet me shpejtësinë e përcaktuar në direktivën e BE-së, prej 45 km/h.
Në nenet 10 dhe 11 janë marrë parasysh propozime të shoqatës së autoshkollave për disiplinimin e mëtejshëm të këtij aktiviteti në trajnimin e kursantëve, të lidhura me kërkesat fiziko-psikike, me kategoritë e lejeve të drejtimit të mjeteve motorike dhe rimorkiove të tyre, si dhe me moshat minimale të marrjes së lejeve të drejtimit. Ndryshimi i këtyre neneve realizon përputhjen e plotë të legjislacionit shqiptar me atë evropian në fushën e kategorive të lejeve të drejtimit. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment