Rritja e çmimit të energjisë vendoset në dhjetor

 ahShqiptarët do t’a mësojnë se sa para do t’i kushtojë energjia elektrike në fund të dhejtorit. Kryetari i ERE Petrit Ahmeti, sqaron se aktualisht kompanitë po sjellin raportet dhe në bazë të performancës së tyre do të vendoset edhe nëse do të ketë një ndryshim të çmimit apo jo.

“Brenda dhjetorit duhet të merret vendimi përfundimtar në lidhje me çmimin e nergjisë elektrike, për të gjithë kategoritë e konsumatorëve. Ne tani jemi në një proçes aplikimi nga kompanitë, të cilat aplikojnë pranë Entit Rregullator për çmimet e energjisë lektrike bazuar në përformancën e tyre, në bilancet e tyre dhe në kërkesën e tyre që kanë për të ardhurat, për shitjen apo blerjen e energjisë elektrike. Hapi i dytë është të realizohet një seancë publike dëgjimore, e cila do të realizohet me të gjitha palët e interesuara, ku ne marrim dhe përthithim proçesin dhe nivelin e çmimeve të energjisë elektrike. Dhe hap i tretë është vendimi i cili do të merret brenda muajit dhjetor” – tha Ahmeti.

Ndërkohë që po analizohen disa skenarë të ndryshimit të çmimit të energjisë, sipas Ahmetit shumë mundësi ka të vendoset heqja e fashës deri në 300 kwh.

“Ajo është një nga akternativat që ne po mendojmë, por natyrisht ajo kërkon një analizë të thellë, nga pikëpamja organizative që ka kompania, por edhe nga pikëpamja e efiçencës që do të ketë heqja apo mos heqja e çmimit me dy blloqe” – u shpreh Ahmeti.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment