Rrëshqitjet e dheut, rruga Tiranë-Elbasan e bllokuar prej 3 ditësh

IBEPrej 3 ditësh rruga Tiranë-Elbasan vijonë të mbetet e bllokuar. Masivi i madh i dheut i rënë në trasenë e autostradës por edhe në rrugën dytësore në Ibë, si dhe ujërat e grumbulluara, e kanë bërë të pamundur zhbllokimin e saj.

Sipas Ministrisë së Transporteve, grupi i punës ende nuk ka zbardhur shkaqet e rrëshqitjes së dheut tre ditë më parë.

Forcat policore e kanë bllokuar aksin rrugor dhe nuk lejojnë që të kalojnë automjetet për shkaqe sigurie. Banorët, mbeten të evakuuar për shkak të sigurisë së tyre.

Pritet që grupi i punës të dalë në mesditë me një rezultat mbi shkaqet e rrëshqitjes. Ndërsa rruga do të vazhdojë të mbetet e bllokuar në një afat të pacaktuar, deri sa Autoriteti Rrugor Shqiptar të japë një zgjidhje për situatën. Ndërkohë që policia udhëzon automjetet të lëvizin nga Durrësi për në Elbasan.

Sipas një vlerësimi paraprak dëmi i shkaktuar nga rrëshqitja e dheut llogaritet 70 milionë lekë.

Submit a comment