Rrëshqitje dheu, bllokohet lëvizja në aksin Tiranë-Elbasan

Elbasan TiraneNjë rrëshqitje dheu në fshatin Ibë të Tiranës, në rrugën që lidh kryeqytetin me Elbasanin, ka bllokuar qarkullimin në atë zonë.

Policia Rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe po orienton qarkullimin e mjeteve, në pritje të lirimit të rrugës nga masivi i dheut.

Sipas policisë, është e këshillueshme që mjetet që duan të shkojnë në Elbasan të udhëtojnë nga Durrësi për të shkuar në destinacionin e kerkuar.

Submit a comment