Roli i mediave kundër Islamit në Kosovë

mediaRoli i mediave kundër Islamit në KosovëMediat kanë rrit sot ndikimin e tyre si rezultat i varësisë së njerëzimit për informim të shpejtë dhe të pa verifikuar nën ndikimin e globalizmit dhe dinamizmit që po jeton. Përmes ndikimit të fuqishëm që kanë mediat në informimin e njerëzimit po ndikojnë direkt edhe në krijimin e opninonit dhe qëndrimit të individit dhe masave për dukurit që e rrethojnë shoqërin. Këto opinione dhe perceptime që po imponohen prej mediave mund të ndikojnë dhe fatkeqësisht janë duke ndikuar negativisht në keqinterpretimin e dukurive. Theks të posaçëm në keqinterpretimin e lajmit, informacioneve dhe dukurive mediat tona i kanë vu Islamit dhe muslimanëve. Mediat tona, si konsumuese edhe të mediave globale ( e që kanë një burim të përbashkët), Islamin e nxjerrin fajtor kujdestar për çështjet e ndryshme që ndodhin në Kosovë apo në botë. Qytetarët e vendit tonë në vazhdimësi janë të pushtuar me lajme të tilla, dhe kjo po ndikon në krijimin e oponionit negativ për Islamin dhe muslimanët. Fatkeqësisht mediat tona, me burimet e tyre të mediave amë botërore po e sjellin popullin para asaj që thotë, Malcolm X :Nëse nuk do të tregoheni të kujdesshëm, mediat do ju bëjnë të urreni të shtypurit, dhe të doni shtypësit.
Mediat në Kosovë janë vu në fushat kundër Islamit, duke kërkuar me çdo kusht çfar do gabimi, lëshimi, lapsuzi, fjalimi e veprimi të njerëzve fetar me qëllim të përpjekjes së bërjes lajm. Sigurisht jo të gjitha mediat, por shumë prej tyre dhe shumë gazetarë janë vu në gjuetimin e gjetjes së fakteve kundër Islamit. Kjo gjueti ata fatkeqësisht po i shpie në informata që nuk janë lajm, në burime që nuk janë senzacion dhe në rrethana që janë plotësisht në interes të shtetit tonë dhe shoqërisë sonë. Në mungesë të realizimit me fakte të paragjykimit të tyre, mediat tona bëjn lajm çdo gjë që ka të bëj me Islamin, arrijnë ti etiketojnë si terrorista muslimanët pa vendime gjyqësore, ti përgjithësojnë rastet e izoluara dhe ta humbin logjikën e shëndosh profesionale dhe gazetarske vetëm që të arrijn ta terrorizojn popullin me ” top lajme” të shpifura. Mediat tona aq shumë sulmuan dhe etiketuan muslimanët saq kishte prej atyre që filluan ti numërojn organizatat kulturore që bashkëpunojnë me qeverin qëndrore ( MKRS) dhe qeverit lokale, me qëllim të realizimit të veprave ” terroriste ”, panair libri apo aktivitete tjera kulturore. Të tillët gjykuan për terrorizëm çdo organizat Islame në Kosovë dhe i shpallen për fajtor të gjithë të dyshuarit për terrorizëm, të tillët shpifen, trilluan dhe vun mjegull në çdo veprimtari që ka për qëllim ruajtjen dhe kultivimin e identitetit tonë Islam.
Gazetarët dhe mediat që janë duke vepruar në këtë mënyrë janë duke shkelur vet parimet dhe kodin e tyre mediatik. Fatkeqësia është që nuk reagon askush prej mediave, asociacioneve të gazetarisë apo forumet për lirit dhe të drejtat e njeriut, në mbrojtje të respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut si dhe në mbrojtje të parimeve të mediave. Mediat tona, kanë nxjerr dhe nënshkruar një Kodë që e quajn ” Kodi i mediave të shtypura të Kosovës” në të cilin vendosin parime dhe rregulla që duhet ti respektojn, e që në rastet e raportimit të lajmeve kur ka të bëj me Islamin shumë pak i respektojn. Mediat tona, sipas pikës 3 të dispozitave të përgjithëshme janë të detyruar të ruhen nga çdo formë e diskriminimit dhe mungesës së tolerancës në baza fetare, etnike apo grupore. Mediat tona, janë të detyruara sipas këtij Kodi që asnjë individ apo grup mos ta trajtojnë me paragjykim apo bazë tjetër që mund të nxis paragjykimin e masave për grupin apo individin. Ky Kod, i mëson gazetarët dhe ua rikujton se lajmin duhet ta ndëtojn mbi fakte dhe ti respektojn ato fakte. Ua rikujton se ata nuk janë institucione publike që mund të marrin kompetencat e tyre dhe në të njëtën kohë ua mëson qart se çdo i dyshuar për vepra të ndryshme penale është i pafajshëm deri në vërtetësin e dyshimit me vendim gjyqësor. Gazetarët tonë dhe mediat tona, duhet të sillen konform asaj që propagandojn si media që ndikojnë në demokratizimin e vendit.
Megjthëse me lajme vazhdimisht të shpifura kundër Islamit, mediave tona në masë të madhe është duke ju humbur kredibiliteti te qytetarët, ne si besimtar duhet të jemi të kujdesshëm dhe vigjilent. Në asnjë formë nuk guzojmë që paaftësia jonë, neglizhenca jonë, pakujdesia jonë të jetë mundësi e mediave për shfrytëzim dashakeqës ndaj Islamit. Mediat tona, siç e kemi parë në vazhdimësi kur përhapin një lajm të pavërtetë dhe lëshohet ragimi i individit apo institucionit si demant ato nuk e publikojn edhe pse janë të obligueshme me këtë. Mediat tona, kur është fjala te demantimi dhe publimi i lajmit të vërtetë pas trillimit që është përhapur janë ashtu siç ka thënë Mulla Sherif Ahmeti: kur publikohet një lajm i rrejshëm e pastaj ti do me paraqit të vërtetën është njëjtë sikur, me marr një thesë me lpendra, me hedhë nga airoplani e ti pastaj me vrapu nëpër tokë me i mbledh lpendrat e hedhura për ti fut në thesë”, ky është ilustrimi më i mirë i përhapjes së lajmit të rrejshëm dhe demantimit të tij. Ndërsa duke pas parasysh nivelin e ulët profesional dhe dashakeq të mediave, popullit tonë ja rikujtojmë se karshi këtij ambienti mediatik duhet të veprohet në pajtim me Fjalën e Zotit të Madhërishëm, i cili thotë ” O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e godisni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë ( Huxhurat 6).

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment