Rokadë në Drejtorinë e Policisë Transferohet Bizhga

polici2Ndryshimet përfshijnë edhe kupolën e Policisë së Shtetit. Urdhrat priteshin të prezantoheshin nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili kishte paralajmëruar një takim në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Sipas burimeve , transferohet si drejtor i Studimeve Strategjike, shefi i departamentit të Hetimit të Krimit në Policinë e Shtetit, Sokol Bizhga, i cili ishte njëkohësisht edhe zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë.

Bizhga që një vit më parë zëvendësoi ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Agron Kuliçajn, zëvendësohet nga Haki Çako i cili mbante postin e Drejtorit të Policisë së Gjirokastrës.

 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment