Roboti prej pelushi që u mëson fëmijëve shkencë dhe matematikë

femijaNjë robot që flet nuk është ndonjë gjë e re, por një robot lodër i quajtur TROBO bën më shumë se vetëm të folurit me fëmijët. Ai punon së bashku me një aplikacion në iPad për t‘u mësuar fëmijëve lëndë të tilla, si: shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

Nëpërmjet historive, lojërave dhe kuiceve, TROBO ngjall kuriozitetin e fëmijëve për të mësuar rreth shkencës (fizikë, kimi, biologji), printimin 3D, internetin, inxhinierin, mekanikën, matematikën etj.

Roboti prej pelushi dhe aplikacioni janë krijuar nga dy baballarë inxhinier nga Orlando, Jeremy Scheinberg, inxhinier në Universitetin e Pensilvanisë, i cili ka punuar për kompani si NBC, Universal, Lego dhe Disney, dhe Chris Harden, drejtor tek EA Sports. Ideja për krijimin e këtij roboti u erdhi sepse, fillimisht ata kanë vetë fëmijë, dhe menduan se si çdo gjë në këtë botë ndikon tek fëmijët e tyre.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment