Ris:Siguria në Evropë, varet nga stabiliteti në Ballkan


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
5 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Giorgios Terzis “Ekathimerini”

Paqja dhe siguria në Evropë, varet nga stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, Kështu është shprehur në një intevistë për gazetën greke ”Kathimerini”, Çarls Ris, ish-ambasador i SHBA-së në Greqi në vitet 2004-2007, dhe ndihmësi kryesor i sekretarit të shtetit për çështjet evropiane në vitet 2000- 2004.

Ris e cilësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO-s një zhvillim shumë pozitiv, ndërsa tha se shpreson që këtë rrugë ta ndjekë shpejt edhe Republika e Maqedonisë Veriore. Për më tepër, Ris shpreson që këto vende të bëhen në një të ardhshme jo shumë të largët, pjesë e Bashkimit Evropian.

E kuptoj që nuk dëshironi të komentoni Marrëveshjen e Prespës, por jam i interesuar të dëgjoj opinionin tuaj mbi rajonin, në kuadër të zhvillimeve të fundit…

Ashtu siç ishte në vitet 1990, arritja e paqes dhe sigurisë në Evropë, varet ende sot nga arritja e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor. Anëtarësimi në NATO i Shqipërisë, dhe pres së shpejti edhe i Maqedonisë Veriore, janë hapa të rëndësishëm përpara.

Zgjerimi i mëtejshëm i BE-së, do të varet disi nga zhvillimet e brendshme brenda unionit, por unë shpresoj që BE-ja të mbetet e hapur për vendet në rajon që përmbushin standardet e saj të larta për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe luftën anti-korrupsion, dhe që janë të gatshëm të kryejnë reformat kryesore që kërkohen për anëtarësimin.

Kur kanë kaluar 2 vjet e gjysmë që nga referendumi i Mbretërisë së Bashkuar mbi Brexit, zbatimi i tij ka qenë jashtëzakonisht i vështirë, ndërkohë që askush nuk është i sigurt, se si do të jetë një marrëveshje përfundimtare.

Britania e Madhe, votoi pro Brexit në referendumin e 2016-ës. Në listën e shqetësimeve të votuesve, ishte dëshira për të kufizuar emigracionin, për të mos iu nënshtruar juridiksionit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, dhe ndjesia se rregulloret e BE mbi tregtimë, e kishin dëmtuar ekonominë britanike.

Ne në think-tankun “Rand Corporation” botuam në vitin 2017 një studim mbi pasojat e mundshme ekonomike të skenarëve të ndryshëm Brexit për Mbretërinë e Bashkuar, dhe për pjesën tjetër të BE-së dhe SHBA-në.

Ne zbuluam se nga këndvështrimi i Britanisë, të gjitha skenarët do të kenë kosto ekonomike, krahasuar me vazhdimin e anëtarësimit të plotë në BE. Analiza jonë tregoi se për skenarin britanik, skenari më i kushtueshëm deri tani do të ishte dalja “pa asnjë marrëveshje”, e cila do ta linte BE-në pa asnjë regjim tregtar preferencial.

Në mungesë të marrëveshjes, mallrat britanike dhe të BE-së që kalojnë përmes Kanalit Anglez, do të jenë subjekt i detyrimeve doganore sipas normave të OBT-së, një ndryshim i madh nga zona e tregut të përbashkët. Edhe një marrëveshje e tregtisë së lire, si ajo mes BE-së dhe Kanadasë, ku tarifat janë zero, do të ishte ekonomikisht më e keqe se sa anëtarësimi i Britanisë në union, pasi do të kërkonte sërish kontrolle doganore, dhe zbatimin e rregullave mbi kontrollin e origjinës së produkteve mbi mallrat e tregtuara. Edhe kjo do të kishte kosto.

Ideja e rrikthimit të kontrolleve doganore, ka alarmuar kundështarët e Brexit në Britani, të cilët druhen se vendi s’do të rimarrë dot kurrë sovranitetin, për të pasur marrëveshjet e veta tregtare…

Në parlamentin britanik, nuk ka një shumicë të qëndrueshme për një zgjidhje, midis atyre që kërkojnë një referendum tjetër, dhe të tjerëve që kundërshtojnë daljen pa një marrëveshje. Kryeministrja Tereza Mej, po i kërkon BE-së fleksibilitet në zbatimin e këtyre kontrolleve.

Por nëse nuk mund të bëhet asgjë për të shtyrë procedurat, Britania do të dalë jashtë BE-së më 29 mars pa asnjë marrëveshje. Kjo do të ishte zgjidhja më shkatërruese ekonomikisht, si për Britaninë, ashtu edhe për partnerët e saj tregtarë (përfshirë SHBA-në).

Investitorët e huaj, po shmangin tashmë investimet e reja në Britani. Pasojat globale ekonomike, mund të mos jenë të rënda. Por britanikëve mund t’u duhet të miratojnë masa emergjente, për të nxitur tregtinë, dhe për të minimizuar mungesat në dyqane.

Zhvillimet e vazhdueshme mbi Brexit, bazohen në intensifikimin e euroskepticizmit në BE, ose një prirje më të përgjithshme ndaj izolacionizmit, e vërejtur kjo edhe në SHBA?

Euroskepticizmi, është në rritje në një numër vendesh të BE-së. Edhe disa amerikanë, janë gjithashtu skeptikë mbi vlerën e angazhimit ndërkombëtar dhe institucionet shumëpalëshe. Pjesë e kësaj, janë ndryshimet e vazhdueshme në diskursin politik.

Një pjesë tjetër mund të jetë reagimi ndaj rritjes së pabarazisë, dhe humbjes së optimizmit ekonomik brenda vendeve të caktuara, apo edhe armiqësisë ndaj elitave që mendohet të jenë të pandjeshme ndaj çështjeve shqetësuese për masat.

Zgjedhjet për në Parlamentin Europian, përdoren shpesh si një votë proteste, meqë rezultati i tyre nuk ndikon drejtpërsëdrejti në qeveritë kombëtare, dhe ky vit nuk mund të jetë një përjashtim. Por trazirat dhe kostot e Brexit, u tregojnë shumë evropianë vlerën e paçmueshme të BE-së.

Prandaj, euroskepticizmi nuk mund të jetë vala e së ardhmes, ashtu siç duket në pamje të parë. Dhe në SHBA, sfidat ndaj NATO-s, kanë bërë që Kongresi të ketë një mbështetje të fortë dypartiake për këtë të fundit, duke u rrikthyer tek ideja se Amerika është më e forte, pikërisht për shkak të aleancave të saj.

Përktheu:Alket Goce

 

Submit a comment