Rishikimi i historisë, të njihet edhe paqja ballkanike

valentina dukaHistoria e Ballkanit nuk do të ketë vetëm ngjarje të luftërave dhe konflikteve, por në të do të promovohet edhe paqja e bashkëpunimi mes vendeve. Kjo ka lindur si nevojë që nxënësit të mos edukohen në bankat e shkollës vetëm me urrejtjen e vendeve të rajonit dhe të Ballkanit. 13 akademikë, historianë por edhe nga shoqëria civile kanë shkruar 4 manuale për t’i shpërndarë nëpër shkolla.

Përgjegjësja e Katedrës së Historisë, Valentina Duka, tha se nuk do të ndryshohet teksti ekzistues i historisë, por këto materiale do të jenë plotësuese në shkolla.

Iniciativa është ndërrmarrë paralelisht me iniciativën për rishikimin e marrëdhënien franko – gjermane. Ambasadori francez dhe ai gjerman, rektori dhe akademikët, vlerësuan iniciativën e ndërrmarrë në vendin tonë se shqiptarwve dhe ballkanasve duhet t’u mësohen edhe tekste mbi paqen, diplomacinë dhe bashkëpunimin mes vendeve pas dy luftrave botërore.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment