Rikthehet Alban Meha, do të debutojë ndaj Beyernit

mehaLojtari i Kombëtares Shqiptare, Alban Meha mesa duket ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe tashmë është gati të debutojëme Padebornin në Bundesligën gjermane. Meha i është rikthyer stërvitjes pas dëmtimit që pësoi në gju në fund të korrikut gjatë fazës përgatitore të Paderbornit dhe është venë plotësisht në dispozicion të ekipit.

Mesfushori nuk ja ka dalë dot të jetë gati të ndihmojë skuadrën e tij që këtë javë, teksa Paderborn do presë Hannoverin. Shpresat e lojtarit dhe stafit janë që debutimi i mesfushorit të vijë të martën në sfidën më të madhe për Paderborn, atë kundër Bayern në “Allianz Arena”.

Rikthimi i mesfushorit është edhe një lajm i mirë për trajnerin de Biasi, teksa Shqipëria do të luajë dy nga ndeshjet më vendimtare në fushatën kualifikuese, ato me Danimarkën dhe Serbinë, dhe Meha do të jetë një “armë” më shumë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment