Rikthehen në bankat e shkollës me mijëra nxënës në Rripin e Gazës dhe në Damask

bankat e shkollësMes dëshirës për të mësuar dhe frikës së luftës

Fillon një vit i ri shkollor për studentët e Rripit të Gazës. 500 mijë janë nxënësit që janë kthyer në bankat e shkollës. Ndërsa janë shumë pak institucionet shkollore në vend që nuk kanë pësuar dëmtime nga bombardimet Izraelite, dhe janë edhe më pak shkollat e ristrukturuara. Klasat e reja mund të mbajnë deri në 60 nxënës, shumë prej të cilëve kanë humbur shokët, familjarët dhe shtëpitë e tyre gjatë luftës. Ndërkohë që 17 institute të financuara nga Kombet e Bashkuara nuk mund të vihen ende në përdorim. Dita e parë e shkollës ka qenë edhe për studentët në Damask, Siri. Ministria e arsimit i ka detyruar mësimdhënsëit të marrin pjesë në kurse special për të përballuar krizën, gjendjet emergjente por dhe për ti dhënë mbështetje psikologjike nxënseve. Vetëm gjatë një viti janë vrarë më shumë se 800 fëmijë sirianë dhe katër mijë shkolla janë shkatërruar nga bombardimet e ushtrisë siriane, sidomos në zonat e Alepos dhe Rakas, njëra në duart e rebelëve dhe tjetra nën kontrollin e militantëve të shtetit islamik.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment