Rezoluta e KiE për Shqipërinë: Shqetësim pavarësia e gjyqësorit

baPaanshmëria e institucioneve demokratike, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit, janë ndër shqetësimet kryesore që thekson draft-rezoluta e Asamblesë së Këshillit të Evropës për Shqipërinë. Në raport përshëndeten propozimet e autoritete për të reduktuar numrin e njësive vendore. “Mirëpresim dhe inkurajojmë autoritetet te vazhdojnë iniciativën për të siguruar qe kjo reforme te jete konsesuale. 

Në këtë kontekst I bëjmë thirrje opozitës të marre pjese ne punën për zbatimin e reformës territoriale”-bëhet e ditur më tej në raport. Asambleja shpreh nevojën për reforma të mëtejshme gjithpërfshirëse duke përfshirë ndryshime ne kushtetute për të siguruar pavarësinë e gjyqësorit dhe një administrim efikas të drejtësisë. Sipas raportit, reformat ne drejtësi duhen në mënyre urgjente dhe duhen të jenë prioritet për autoritetet. Asambleja shpreh veçanërisht shqetësimin rreth sistemit korruptiv të përhapur ne te gjitha nivelet e gjyqësorit i cili dëmton eficencën e institucioneve. 

Inkurajojmë autoritetet të bëjnë reforme ne gjykatën e lartë dhe në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, theksohet në raport. Në raport kërkohen veprime konkrete te vazhdueshme nga qeveria por dhe nga opozita, dhe theksohet rëndësia e zbatimit të reformave dhe paketës legjislative, për të adresuar efektivisht shqetësimet e shënuara nga asambleja parlamentare e Këshillit të Europës. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment