Respektohet armëpushimi në Ukrainë

pe

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe ai rus Vladimir Putin konstatuan gjatë një bisede telefonike se armëpushimi i nënshkruar dje është respektuar.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe ai rus Vladimir Putin konstatuan gjatë një bisede telefonike se armëpushimi i nënshkruar dje është respektuar nga të gjitha palët, njoftoi presidenca ukrainase.

“Dy krerët e shtetit konstatuan se regjimi i armëpushimit është respektuar nga të gjitha palët. Ata biseduan për masat që duhen marrë që armëpushimi të zgjasë”, njoftoi presidenca ukrainase në një komunikatë për shtyp.

Në Moskë, Kremlini njoftoi se “të dyja palët shprehën kënaqësinë e tyre përsa i përket faktit searmëpushimi është respektuar nga të gjithë”.

Gjatë bisedës telefonike dy presidentët shkëmbyen mendimet e tyre në kuadrin e konsultimeve që janë duke u zhvilluar mbi ndikimin e marrëveshjeve të asocimit mes Kievit dhe BE-së te anëtarët e Bashkimit Doganor të ish-republikave sovjetike, të drejtuar nga Moska.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment