Reshjet e shiut bllokojnë sërish rrugën Tiranë-Elbasan


rreshkitjePa u mbushur 24 orë nga hapja me kufizime e rrugës Tiranë-Elbasan, në orët e para të mëngjesit të sotmë është bllokuar sërish për shkak të rrëshqitjes së dherave si pasojë e motit me shi gjatë natës dhe në mëngjes.

Masive të dherave kanë bllokuar rrugën në afërsi të fshatit Ibë dhe si pasojë edhe qarkullimin e mjeteve në këtë aks rrugor.

Ndërkohë, hapja e rrugës Tiranë-Elbasan u bë ditën e djeshme rreth orës 16:30 vetëm në njërin krah.

Përpara se rruga të rihapej pasditen e djeshme, për mëse një javë segmenti rrugor në aksin e vjetër Tiranë-Elbasan, mbeti i bllokuar duke bërë që qarkullimi i automjeteve nga Tirana drejt Elbasanit dhe anasjelltas të kryhej nga Rrogozhina.

Ndërkohë po dje më 20 dhjetor, punimet në zonë i inspektoi edhe vetë Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, i cili garantoi se do të bëhet ekspertizë teknike për të arritur zgjidhjen  përfundimtare të projektit për ndërtimin e këtij aksi rrugor.

Submit a comment