Refugjatët sirianë, nuk do të rikthehen së shpejti në shtëpi


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
5 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Shelly Culbertson “National Interest”

Tashmë që operacioni 4-vjeçar për të rimarrë territorin e kontrolluar nga ISIS në Irak dhe Siri ka përfunduar, planifikimi afatgjatë që mund të lejojë miliona refugjatë sirianë të rikthehen në atdheun e tyre, mund të jetë hapi i ardhshëm logjik drejt stabilitetit.

Gjatë viteve 2016-2018, vetëm 143.254 refugjatë sirianë – nga më shumë se 6.7 milionë, duke përfshirë rreth 5.7 milionë në Lindjen e Mesme dhe 1 milionë në Evropë – u rikthyen në Siri. Ndërsa lufta civile siriane ka pushuar, ngrihet pyetja:a mund të rikthehen refugjatët e saj në shtëpi?

Nëse gjendja në Siri, është e ngjashme me situata të tjera në mbarë botën përgjatë historisë, mund të duhen edhe shumë vite që refugjatët sirianë të detyrohen të jetojnë të zhvendosur. Kombet e Bashkuara, konstatojnë se nevojiten mesatarisht 26 vjet, që refugjatët të rikthehen në shtëpi, në situatat kur procesi zgjat.

Numri i përgjithshëm i personave të zhvendosur globalisht, vazhdon të rritet, me shumë prej tyre që jetojnë të harruar për një kohë të gjatë. Aktualisht janë 69 milionë njerëz të zhvendosur me forcë në nivel global, numri më i madh i zhvendosjeve të regjistruara dekadat e fundit.

Përveç zgjidhjes së konfliktit në Siri, shumë gjëra të tjera do të duhet të zgjasin, në mënyrë që refugjatët e Sirisë të mund të rikthehen në shtëpi. Një studim nga Organizata Ndërkombëtare për Emigrimin e Personave të Zhvendosur brenda vendit, zbuloi se konsideratat kryesore për rikthimet ishin:prona, mundësitë për punësim, siguria dhe konsideratat sociale në vendet pritëse.

Në studimet tona mbi refugjatët në RAND, sirianët shprehin dëshirën për t’u rikthyer në shtëpitë e tyre, dhe për të rindërtuar vendin e tyre. Megjithatë, që kjo të ndodhë, duhet të ekzistojnë disa rrethana. Më e rëndësishmja, do të duhet të “stabilizohen” qytetet e Sirisë.

Studimi ynë mbi stabilizimin në Irak pas disfatës së Shtetit Islamik, sugjeron që kjo do të thotë garantimin e sigurisë, strehimit, shërbimeve publike si arsimi dhe shëndetësia, vendeve të punës, dhe mundësinë e pajtimit kombëtar.

Që të rikthehen, refugjatët kanë nevojë për siguri personale, gjë që kërkon mospasjen e konflikteve të rëndësishme lokale, për të mos iu frikësuar ndëshkimit nga fqinjët që kanë simpati të ndryshme politike, largimin e rreziqeve të mëdha, si dhe garantimin e rendit publik përmes policisë.

Ky nivel kompleksiteti sa i përket stabilizimit, nuk do të ndodhë vetiu në Siri pa një planifikim, koordinim, burime dhe negociata. Realiteti tejet i trishtë, është se kjo popullatë nuk do të rikthehet në shtëpi së shpejti, nëse nuk ka veprim aktiv nga bashkësia ndërkombëtare, gjë që do të kërkonte një udhëheqje të qëndrueshme amerikane.

Nëse sirianët kanë një shans të shkojnë në shtëpi pas luftës, atëherë planifikimi duhet të fillojë që tani. Njëkohësisht, ka shumë faktorë që i motivojnë sirianët të duan të rikthehen në shtëpi, në rast se ia lejojnë rrethanat. Një faktor shtytës që kemi gjetur, është ndjenja e pasigurisë që vjen nga statusi i pasigurt ligjor, teksa jetojnë si refugjatë.

Në vendet pritëse të Lindjes së Mesme, sirianët jetojnë me forma të ndryshme të qëndrimit të përkohshëm që kufizojnë lëvizjen e tyre, i pengojnë të gjejnë ligjërisht një punë, dhe krijojnë një ndjenjë të përgjithshme të destabilitetit.

Ne gjithashtu zbuluam, se deri në 50 për qind e fëmijëve refugjatë sirianë, mbeten jashtë sistemit shkollor. Një faktor tjetër shtytës, është pasiguria politike në lidhje me vendimet e politikave të qeverive pritëse dhe qytetarëve atje, të një popullsie të re të madhe që vendos nën presion shërbimet publike, ndryshon demografinë, dhe nxit konkurrencën në tregun e punës.

Në këto rrethana, refugjatët sirianë në Lindjen e Mesme parashikojnë një jetë të ardhshme me mundësi të shumta ligjore. Luftimet në terren në Siri, po reduktohen. Por Siria mbetet e ndarë në një konflikt të ngrirë, dhe me një paqe të paqëndrueshme, çka e bën të pamundur tërheqjen e investimeve për rindërtimin e vendit, institucioneve publike, krijimin e vendeve të reja të punës, dhe përpjekjet e nevojshme të pajtimit, për t’i motivuar sirianët të rikthehen në masë në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, i rëndësishëm është planifikimi se si do të rikthehen këto popullata të zhvendosura, në kushtet kur pjesë të nëdha të Sirisë nuk janë janë mjaft të sigurta. Megjithatë, një planifikimi i tillë i nevojshëm nuk po ndodh.

Shtetet e Bashkuara janë duke u larguar, dhe vetëm Rusia po përpiqet të lehtësojë rikthimin e refugjatëve sirianë. Largimi i 6.5 milionë refugjatëve për një kohë të pacaktuar, është një gjendje e keqe për refugjatët, dhe po ashtu një pasisiguri afatgjatë dhe kosto ekonomike për vendet pritëse, shumë prej të cilave janë aleatë amerikanë.

Largimi i SHBA nga këto përgjegjësi, pavarësisht se Siria është një ende një vend i rrezikshëm, mund të çojë në rreziqe edhe më të rënda në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Ndërkohë, duke pasur parasysh gjasat reale për një migrim të gjatë për sirianët, do të kishte kuptim të theksonim që jetët e refugjatëve sirianë në Lindjen e Mesme, duhet të jenë më të qëndrueshme në vendet pritëse, përmes një vëmendjeje më të madhe për vendet e punës, arsimimin dhe statusin e tyre ligjor.

Përktheu:Alket Goce

 

Submit a comment