Real Madrid, 1000 herë liderët e La Ligas

Real Madrid C.FReali i Madridit e ka fituar 32 herë kampionatin gjatë historisë së futbollit spanjoll, si dhe është shpallur 21 herë nënkampion, shifra këto që e bëjnë klubin më të titulluar.

1000 javë në krye të La Ligas. Kjo është statistika më domethënëse për të treguar dominimin absolut të Realit të Madridit në futbollin spanjoll. Me fitoren 1-4 në fushën e Almerias, Los Blancos siguruan kryesimin edhe pas javës së 15 të Primera Divizion, duke arritur një shifër të pabesueshme. Reali i Madridit e ka fituar 32 herë kampionatin gjatë historisë së futbollit spanjoll, si dhe është shpallur 21 herë nënkampion, shifra këto që e bëjnë klubin më të titulluar në vendin iberik.

E dyta në listë është Barcelona, e cila e ka kryesuar në 643 javë La Ligan. Katalanasit e kanë fituar 22 herë titullin, ndërsa e ka përfunduar plot 24 herë të dytët kampionatin. Pas blaugranave vjen Atletico e Madridit me 254 javë kryesim, Atletic Bilbao me 164 jave e kështu me radhë. Formacioni i Carlo Ancelotti do të niset drejt Marokut për botërorin e klubeve me rekordin e 20 fitore radhazi, që është edhe rekordi absolut në historinë e futbollit spanjoll. Realit i duhet edhe 5 suksese radhazi, për të thyer rekordin Guinness që mbahet nga skuadra braziliane Coritiba, me 24 fitore të njëpasnjeshme.

Submit a comment