Reagimet e para nga politika pas arrestimit të Fullanit

fill

Pas arrestimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, kanë vijnë edhe reagimet e para nga politika shqiptare. Pas Metës dhe Bashës, kanë komentuar edhe dy ministra të LSI në kabinetin e qeverisë, Lefter Koka dhe Edmond Haxhinasto.

Në deklaratat e tyre ata shprehen se çdo gjë e ka në dorë drejtësia dhe se ajo duhet të vendosur, duke deklaruar se politika duhet të heshtë në rastet kur i takon drejtësisë të flasë.

Nga Durrësi, Ministri i Mjedisit Lefter Koka tha: Në këto 20 vite tranzicioni janë vërejtur fenomene të tilla. Do të jetë drejtësia ajo që do të vendosë, nëse Guvernatori është fajtor apo jo.”

Ndërsa Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës u shpreh: Kur flet drejtësia, politika duhet të heshtë.

Po ashtu deputetja e LSI, Monika Kryemadhi nga Shkodra tha: Drejtësia të bëjë punën e saj lidhur me çështjen ‘Fullani’. Nuk mund të dal mbi drejtësinë dhe nuk kam koment tjetër për çështjen.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment