Rasmussen: Turqia një aleat i rëndësishëm dhe strategjik

RasmussenSekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmusen, në aktivitetin e organizuar nga Carnegie Europe në fjalën e tij për luftën kundër ISID-it tha se personalisht gjatë detyrës së tij me drejtuesit turq ka patur një bashkëpunim të shkëlqyer. Sipas tij në çdo çast që NATO ka patur nevojë Turqia ka ndërhyrë dhe ka kontribuar.

Rasmusen në deklaratën e tij bëri të ditur se Turqia është një aleat shumë i rëndësishëm dhe strategjik, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Turqia, ka luajtur një rol të rëndësishëm në aleancë dhe vazhdon të luajë ende”.

Rasmussen kujtoi se lufta kundër ISID-it në Irak nuk është nga operacioni i NATO-s, por tha se është një koalicion vullnetarësh dhe se kjo është një çështje që tejkalon NATO-n. Rasmussen gjithashtu tha se është e rëndësishme pjesëmarrja e vendeve të rajonit në koalicionin që po formohet, ndërsa theksoi që “nuk ka ndonjë kërkesë zyrtare për ndërhyrje të NATO-s”.

Rasmussen bëri të ditur se “ISID-i nuk është shtet, por vetëm se një organizatë terroriste”. Rasmussen gjithashtu thekson rëndësinë e të luftuarit krah për krah të bashkuar me Aleatët e NATO-s në luftën kundër terrorizmit.

Qëndrimi i Rusisë

Rasmussen në deklaratën e tij bëri të ditur se janë përpjekur shumë për të krijuar një partneritet me Rusinë ku edhe fjalimin e tij të parë e bëri në kuadër të bashkëpunimit mes NATO-s dhe Rusisë, në të cilin theksohet se Rusia e shikon NATO-n dhe Perëndimin si një armik dhe se Rusia që nga fundi i Luftës së Ftohtë i ka thyer të gjitha rregullat dhe angazhimet për të ruajtur paqen.

Duke iu referuar krizës lindore dhe jugore Rasmussen tha se për të mbajtur NATO-n të fortë nuk ka qenë kurrë kaq e rëndësishme.

Deklaratat për Skocinë

Rasmussen gjithashtu iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me referendumin e pavarësisë që do të mbahet në Skoci duke thënë se në qoftë se një vend dëshiron të bëhet anëtar duhet të ribëjë kërkesë për pranimin e tij në NATO dhe për pranimin e tij është i nevojshëm miratimi i të gjitha shteteve anëtare.

Ai gjithashtu theksoi si do që të jetë rezultati i referendumit kontributi i Britanisë në NATO nuk do të ketë asnjë ndryshim.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment