Raporti i Pentagonit:ISIS në Irak po riorganizohet


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
3 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Courtney Kube “NBCNews”

Grupi i Shtetit Islamik në Irak, po riorganizohet më shpejt se sa në Siri, sipas një raporti të ri të Pentagonit, që e vë theksin tek natyra fluide e kërcënimit të sigurisë në Lindjen e Mesme. Vlerësimi i përpjekjeve të ISIS-it, për t’i rimarrë territoret e dikurshme në rajon, vjen pikërisht në një kohë kur ushtria amerikane po ecën përpara me planin për t’u tërhequr nga Siria.

Duke përmendur kërcënimin e vazhdueshëm nga ky grupim terrorist, disa ligjvënës demokratë dhe republikanë, si dhe ish-zyrtarë të mbrojtjes, e kanë kritikuar ashpër planin e presidentit Donald Trumpit për të tërhequr trupat nga Siria, ashtu si edhe nga Afganistani.

Raporti, i cili u pubklikua të hënën, konfirmon një lajm të raportuar një javë më parë nga “NBC News”, sipas të cilit një draft-raport kishte paralajmëruar, që në mungesë të presionit të qëndrueshëm ushtarak, i ashtuquajturi Shtet Islamik mund të rimarrë brenda 6-12 muajsh, territoret që zotëronte deri pak muaj më parë.

“Nëse nuk merren parasysh ankesat e natyrës socio-ekonomike, politike dhe sektare, dhe nuk shqyrtohen në mënyrën e duhur nga qeveritë kombëtare dhe lokale të Irakut dhe Sirisë, ka shumë të ngjarë që ISIS-i të ketë mundësi të krijojë terrenin për ringjalljen e tij të ardhshme, me rivendosjen e kontrollit territorial”-thuhet në Raportin Tremujor të Inspektorit të Përgjithshëm të Mbrojtjes.

“Aktualisht, ISIS po rigjeneron më shpejt funksionet dhe aftësitë kyçe në Irak se sa në Siri, dhe pa një presion të qëndrueshëm kundër terrorizmit, grupi ka shumë gjasa të riaktivizohet fuqishëm Siri brenda 6-12 muajsh, dhe të rimarrë territorin e kufizuar në luginën e lumit Eufrat”.

Raporti mbulon një hapësirë kohore prej 3 muajsh, nga 1 tetori-31 dhjetor 2018. Trump njoftoi më 19 dhjetor, se ushtria amerikane do të largohet nga Siria. “Ne kemi mposhtur ISIS-in në Siri. Arsyeja ime e vetme pse unë isha atje gjatë presidencës Trump”-shkroi në Tëitter në dhjetor 2018 presidenti amerikan.

Raporti i së hënës, e përshkruan ISIS-in si një “forcë të kalitur nëpër beteja”, që tërheq rreth 50 luftëtarë të huaj në muaj, dhe që ende gjeneron të ardhura në Siri përmes “operacioneve të kontrabandës së naftës, mbledhjes së taksave dhe veprimtarive kriminale si zhvatja dhe rrëmbimi në zonat që tashmë nuk i kontrollon”.

Raporti shton ndërkohë se grupi ruan me forcë kontrollin e tij në rrafshnaltën rurale të Irakut, ndërsa është shndërruar në një lloj rebelimi të decentralizuar në Siri. “Humbja e territorit nga ISIS-i në Siri, e ka vendosur nën një presion në rritje udhëheqjen e saj, që ka më pak vende për t’u fshehur, sipas raporteve të medias”- thotë raporti.

“Për pasojë, më shumë anëtarë të profilit të lartë të ISIS, janë kapur ose vrarë muajt e fundit, edhe pse anëtarët kryesorë të grupit, kanë vazhduar të shmangin vdekjen ose kapjen”. Ditët e fundit, numri i trupave amerikane në Siri ka qenë rreth 3.000, ndërsa trupat e tjera kanë lëvizur për të ndihmuar në procesin e tërheqjes, sipas zyrtarëve të mbrojtjes.

Prapavija logjistike dhe forcat e sigurisë gjenden në terren, për të ndihmuar në largimin e pajisjeve dhe përfundimisht të trupave. Ushtria amerikane, është e urdhëruar të kryejë një tërheqje të plotë branda 120 ditësh, duke i dhënë fund pranisë së SHBA-së në Siri në mesin e pranverës.

Në Irak, ndodhen rreth 5.000 trupa amerikane. Në një intervistë të transmetuar ditën e djelë, Donald Trump tha se ishte jetike mbajtja e një pranie ushtarake në Irak, për të monitoruar veprimtarinë e Iranit fqinj. Por presidenti i Irakut, Barham Salih, e kundërshtoi deklaratën e presidentit amerikan. “Këto forca, nuk kanë të drejtë të mbikqyrin shumë gjëra, duke përfshirë edhe vrojtimin e e Iranit. Ne nuk do ta lejojmë këtë”-tha Salih.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment