Rama shpall “emergjencën”në BSH, takim me Metën e FMN-në

ra24 orë pas ndalimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë ka ardhur reagimi i shefit të qeverisë shqiptare Edi Rama, i cili shpreh mbështetjen e plotë ndaj veprimeve të Prokurorisë.

Ndërsa ka dhënë garancinë për pavarësi të Bankës së Shqipërisë, Rama ka paralajmëruar marrjen e masave për të mos pasur kurrë më një ngjarje të tillë.

“Mbështetje për prokurorinë dhe drejtësinë për të kryer deri në fund punën e nisur.Garantim për pavarësinë e Bankës së Shqipërisë, për ta kapërcyer situatën me autoritet të plotë e moral profesional”.

Ndërkohë kreu i qeverisë ka nisur kontaktet me ekspertë dhe parnerët ndërkombëtarë, me të cilët ka zhvilluar biseda telefonike lidhur me situatën e krijuar në Bankë dhe mbetjen e saj pa një Guvernator.

Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat nga zyra e Kryeministrisë, mësohet se Rama ka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta edhe me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar të cilët ndodhen prej ditësh në Tiranë.

Submit a comment