Rama në Forumin Ekonomik Botëror

kiKryeministri Edi Rama nëpërmjet rrjetit social ka postuar një foto nga Tianjin, ku mbahen punimet e  Forumit Ekonomik Botëror.

“Stacioni i ri i trenave të shpejte të gjeneratës së fundit – Tianjin, ku mbahen punimet e Forumit Ekonomik Botëror”, shprehet Rama.

Kryeministri Edi Rama së bashku me një delegacion të gjerë, ku përfshihen ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj dhe ai Energjitikës, Damian Gjiknuri, po zhvillon një vizitë disaditore në Kinë.

Rama pritet të drejtojë të mërkurën sesionin interaktiv “Suksesi i një Ekonomie të Re Krijuese” në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Tianjin të Kinës Lindore. Në këtë forum do të jenë 1.900 pjesëmarrës nga 90 vende të ndryshme të botës.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment