Rama-Gjoni: Mbështetje pavarësisë së BSH-së dhe ekipit të teknicienëve

baaaaKryeministri Edi Rama ka vazhduar kontaktet e drejtpërdrejta me disa prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar, si edhe me domosdoshmërinë e vazhdimit së funksionimit normal të institucionit.

Zyra e shtypit e kryeministrisë bën të ditur se Kryeministri Rama  është takuar edhe me të ngarkuarën mbrëmë prej Këshillit Mbikëqyrës, si guvernatore në detyrë, zonjën Elisabeta Gjoni, për t’i shprehur qëndrimin e qeverisë e të shumicës qeverisëse në mbështetje të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë dhe të ekipit të teknicienëve të institucionit, respekti për profesionalizmin e mirënjohur të të cilëve mbetet i palëkundur.

Kryeministri ka shprehur po ashtu, besimin e tij të plotë se Banka e Shqipërisë do të dalë më e fortë, më e sigurtë dhe më transparente nga ky proces i vështirë, por i shëndetshëm ndryshimi, në një kohë kur sistemi bankar në tërësi është solid e në rritje të ndjeshme.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment