Rama do të jetë më 16 dhjetor në Beograd në Forumin Ekonomik

ramaKryeministri Edi Rama do të vizitojë sërish Beogradin në datat 16-17 dhjetor.

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik që mbahet nën patronazhin e Kinës, ku do të marrin pjesë dhjetra kryetarë të qeverive dhe ministra të ekonomisë nga bota, kryesisht nga vendet e Evropës Qëndrore, u shprehën burime nga MPJ.

Në këtë forum Kryemnistri Rama do të shoqërohet nga një delegacion prej 4 anëtaresh. Delegacioni shqiptar edne nuk e ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në këte forum.  Përveç Shqipërisë në këtë samit ekonomik në Beograd do të jene edhe ministrat dhe përfaqësues nga Kina, Rusia, Ukraina, Maqedonia, Kroacia e vendet tjera nga Ballkani.

Vizita e dytë me radhë e kyemnistrit shqiptar  Edi Rama në kryqytetin serb vjen pas asaj të 10 nëntorit, ku Rama zhvilloi një takim me homologun Aleksandër Vuçiç dhe një ditë më pas vizitoi Preshevën.

Submit a comment