Rama dhe Nikolla urojnë nxënësit: Mbështetje morale dhe financiare

rama uron nxenesitMe nisjen e vit të ri shkollor,Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit  Lindita Nikolla kanë uruar të gjithë nxësësit  nga gjimnazi “Ismail Qemali”.

Ministrja Nikolla i është referuar këtij gjimnazi si një nga gjimnazet, nga i cili kanë dalë nxënës të talentuar si dhe si një shkollat më të dalluara tek matura shtetërore.

Nga ana e tij , Kryeministri Rama i është referuar këtij gjimnazi si një nga shkollat e përzgjedura për projektin pilot për të shndërruar shkollat në qëndra komunitare.

Duke uruar suksese të gjithë nxënësve, ai tha se “kemi ende shumë për të bërë, por jemi duke futur edhe teknologjinë nëpër shkolla”.

Rreth 540 mijë nxënës të arsimit 9-vjeçar dhe atij të mesëm u ulën sot në bankat e shkollës për nisjen e vitit të ri shkollor 2014-2015. Ndërsa për herë të parë në bankat e shkollës u ulën 32 mijë fëmijë të klasave të para.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment