Qytetarët, skeptikë ndaj drejtësisë, arrestimi i Fullanit të ish bërë më parë

arree

Arrestimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nuk është tashmë vetëm arenë e debateve publike apo qëndrimeve të politikanëve. Qytetarët janë po kaq të ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje.

Janë marrë opinione prej tyre lidhur me arrestimin e Guvernatorit.

Ja si u shprehën ata:

– Mendoj se është një vendim shumë i drejtë, arrestimi i Ardian Fullanit, sepse shpërdoroi besimin e popullit, besimin e të gjithë institucioneve financiare në vendin tonë, duke vjedhur bankën shqiptare.
– U bë shumë mirë, u tregua shteti-shtet!
– Është qesharake sesi një shtet serioz nuk reagonte ndaj këtij akti banditest.
– Përderisa është primo, i pari, ai duhet të kishte vënë në lëvizje të gjithë administratën e bankës dhe të mos ndodhte kjo. Përderisa ndodhi, ai është i pari që duhet dënuar më shumë.
– Mendoj se është e drejtë.

Po a shërben ky arrestim për të kthyer besimin tek drejtësia? Qytetarët janë skeptikë:

– Besim tek drejtësia, jo unë si qytetar, por 90% e qytetarëve të Shqipërisë nuk kanë besim.
– Unë e quaj më shumë si ngërç këtë sesa veprim ndaj Fullanit sesa linjë e drejtësisë shqiptare.ngërç momenti, se duket që janë grumbulluar shumë dhe bëjnë një gjë të tillë.
– Nuk kam shumë besim!
– Pas a shumë kam besim, tek drejtësia, jo shumë!

Ndërsa në anën tjetër, mëse një muaji, një tavolinë me disa fletë përsipër është vendosur afërsi të qendrave të qyteteve, për të mbledhur firmat nga qytetarët. Aktivistët e Shoqërisë Civile, edhe sot janë mbledhur para Kuvendit, pa peticione në duar, duke thënë se misioni i tyre do të vazhdojë, pasi Guvernatori i Bankës është arrestuar, por jo shkarkuar.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment