Qeveria financon 300 mijë lekë bizneseve të reja

bankaÇdo biznes i ri (start up) mund të aplikojë për të fituar një financim deri 300 mijë lekë nga shteti përmes fondit të krijuar për mbështetjen e sipërmarrjeve të reja. Në dispozicion të këtij fondi, Këshilli i Ministrave ka vënë një shumë totale prej 25 milionë lekësh, e cila do të lëvrohet për katër vitet e ardhshme, duke nisur nga 2014-ta deri në 2017-ën.

“Fondi ka për qëllim dhënien e ndihmës financiare në mbështetje të sipërmarrjeve të reja, ndërmarrje mikro dhe të vogla, që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në: sektorët prodhues dhe të shërbimit; sektorin e industrisë së lehtë; sektorin e turizmit; fushën e kërkimit dhe të zhvillimit; procesin e agropërpunimit; fushën e dizenjimit, modelimit, artizanatit”, shpjegon vendimi i qeverisë për krijimin e fondit, i publikuar në Fletoren Zyrtare.

PËRFITUESIT
Gëzojnë të drejtën e përfitimit nga ky fond, ato sipërmarrje të reja të cilat e ushtrojnë veprimtarinë në sektorët e sipërpërmendur dhe janë të regjistruara pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, për një periudhë nga 1 deri në 2 vjet. “Fondi mbulon 70% të kostove të pranuara dhe të miratuara nga komisioni vlerësues, në varësi të projektit konkurrues, por jo më shumë se 300 000 (treqind mijë) lekë”, theksohet në vendimin e qeverisë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment