Qeveria Davutollu mban sot mbledhjen javore

daPas vizitës sot paradite në Mauzoleun e Ataturkut në Ankara qeveria e 62-të e Turqisë është mbledhur me një agjendë të ngjeshur në selinë e kryeministrisë nën drejtimin e Ahmet Davutollu për mbledhjen e përjavshme.

Nën drejtimin e Kryeministrit Ahmet Davutollu anëtarët e qeverisë së 62-të vizituan sot paradite Mauzoleun e Ataturkut në Ankara.

Pas vizitës qeveria do të mbajë edhe mbledhjen e parë të dytë.

Qeveria e 62-të votëbesimin nga parlamenti (TBMM) e kishte marrë të shtunën.

Ahmet Davutollu nënshkroi librin e Veçantë të Shënimeve të Mauzoleut, ku shkroi këto fjalë: “Të premtoj që do të punojmë për ta renditur Republikën në 100-vjetorin e themelimit të saj në mesin e vendeve më të respektuara të botës, do të përjetësojmë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe do ta shpërndajmë drejtësinë në mënyrë të barabartë”.

Pas vizitës në Mauzole Kryeministri dhe anëtarët e qeverisë së 62-të kaluan në Selinë Qendrore të Kryeministrisë për të zhvilluar mbledhjen javore.

Agjenda e mbledhjes së dytë të Këshillit të Ministrave të Qeverisë së 62-të është mjaft e ngjeshur.

Kabineti në mbledhjen e sotme do të vlerësojë zhvillimet e brendshme dhe të jashtme si dhe do të shqyrtojë paketën e ligjeve që do ti kalojë më pas parlamentit për miratim.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment