Qeveria bën plane si ta harxhojnë më pak energji

cezNë kohën kur mospagesa e energjisë mbetet një problem serioz, Qeveria ka një plan për t’i bërë shqiptarët për të harxhuar më pak.

I pranishëm në konferencën ballkanike me temë “Politikat e eficensës së energjisë”, Ministri i linjës, Damian Gjiknuri tha se ekzekutivi po ndërmerr disa masa të cilat do të sjellin gradualisht uljen e konsumit.

“Qeveria shqiptare ka një program konkret dhe po merr disa masa të rëndësishme edhe në këtë fushë, – tha Gjiknuri, – masa të cilat shprësojmë se do të sjellin gradualisht uljen e konsumit të energjisë elektrike.

Do të miratojmë një Plani-Veprimi të qëndrueshëm në përputhje me Direktivën e BE dhe udhëzimet e Komunitetit të Energjisë.

Do të implementojmë Direktivat e BE për efiçencën nëpërmjet transpozimit të normave dhe rregullave të BE në legjislacionin shqiptar.

Do të nxisim sektorin publik, ashtu si në vendet e BE, që të marrë rolin e liderit në zbatimin e projekteve për efiçencën e energjisë, duke filluar që nga ministritë, spitalet, shkollat, institucionet e tjera publike.

Do t’i kushtojmë rëndësi aplikimit të teknologjive të reja për përdorimin me efiçencë të energjisë. Do të nxisim në aspekte të ndryshme si në atë të financimeve të sipërmarrjeve të reja në këtë fushë, lehtësira për importin e pajisjeve për rritjen e efiçencës së energjisë. Do të miratohet dhe forcohet kodi i ndërtimit si dhe aplikimi i standarteve të reja për efiçencën për pajisjet dhe aparaturat e tjera elektroshtëpiake. Qeveria do të mund të krijojë fondin e efiçencës së energjisë që për herë të parë parashikohet në ligjin e ri për efiçencën, i cili po përgatitet dhe për të është marrë dhe mbështetja e Komunitetit të Energjisë, – theksoi ministri.

Konferenca u organizua nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe “Balkan Forum”, me mbështetje të “Rockefeller Brothers Fund”.

Në tryezë merrnin pjesë përfaqësues nga ministritë e linjës së disa prej vendeve të Ballkanit, përfaqësues të Balkan Forum, Komisionit Evropian, UNDP-së, Rockefeller Brothers Fund etj.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment