Pustec s’ka libra për fëmijët, kryekomunari: Ka mungesë vëmendje për minoritetin

pustecEdhe këtë vit mbi 160 nxënës të sistemit fillor të mesëm që i përkasin minoritetit Maqedonas në komunën e Pustecit kanë mangësi në tekstet shkollore në gjuhen maqedonase.

Gjysmat e teksteve nuk janë shtypur dhe përkthyer, dhe numri që është vënë në dispozicion të shkollave është i kufizuar. Situata vështirësohet edhe më, kur bëhet fjalë për fëmijët e klasave të para.

Përveç teksteve një tjetër problem është edhe godina e amortizuar e shkollës, ndërsa të flasësh për laboratorë apo internet, konsiderohet luks për këta fëmijë.

Sipas kryekomunarit Edmond Themelko situata është e tillë pasi asnjë qeveri nuk ka financuar projektin për rikonstruksionin e shkollës.

Mungesa e teksteve shkollore, apo ambienteve normale të godinës është i madh edhe në radhet e prindërve të cilët frikësohen për të ardhmen e fëmijëve pavarësisht se dëshira për të mesuar nuk mungon.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment