“Puno për njerëzit, puno me zemër!”, manifesti elektoral i AKP për zgjedhjet lokale në Turqi


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
3 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, zbuloi të enjten manifestin elektoral të partisë qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), prej 11 pikash, për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në datën 31 mars.

“Ne do të përgatisim modelet e zhvillimit unik bazuar mbi gjeografinë, klimën, historinë, dhe të gjitha problemet urbane të qyteteve”- tha zoti Erdogan në fjalimin e tij, duke zbuluar me këtë rast edhe manifestin e AKP-së në këto zgjedhje, me moton “Puno për njerëzit, puno me zemër!”.

“Ne do të ruajmë thjeshtësinë e arkitekturës selxhuke, dhe elegancën e arkitekturës osmane; ndërsa do të mbizotërojnë linjat  e sotme moderne të sotme”- tha presidenti, duke vënë në dukje se AKP-ja do të sfidojë problemet e gjeneruara nga urbanizimi i paplanifikuar me strategji afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata.

Ai theksoi se AKP do të krijojë gjithashtu një mekanizëm, për të monitoruar dhe matur performancat e kandidatëve për kryetarëve të bashkive. Manifesti elektoral, zotohet që njësitë vendore të drejtuara nga AKP, të veprojnë sipas pikave të këtij programi, duke u fokusuar në planet, infrastrukturën dhe transportin, transformimin urban, tek qytetet që janë miqësore me mjedisin, tek bashkitë me një frymë sociale, tek urbanizimi horizontal, menaxhimi human, kursimet dhe transparenca, dhe tek qytetet që gjenerojnë vlera.

Manifesti i referohet planifikimit urban si pika kryesore, duke u zotuar për zbatimin e projekteve të ndershme afatgjata. Ndryshimet e vogla në planet urbanistike, që mund të çojnë në abuzime nuk do të lejohen, u shpreh presidenti Erdogan.

Parimi i infrastrukturës dhe transportit, parashikon zgjerimin e projekteve të transportit public, dhe pasjen si prioritet parkimin e automjeteve në planet urbane, si dhe ndarjen e qyteteve sipas praktikave të zonimit.

Pika e “transformimit urban” të manifestit, thotë se përpjekjet për këtë qëllim, do të ndërmerren sipas karakteristikave të qyteteve dhe nevojave që kanë qytetarët. Projektet do të zhvillohen në një mënyrë të tillë, që të mbrohen qytetet nga rreziqet e tërmeteve, si dhe nga ndërtimet me cilësi të dobët.

Pika e “qyteteve unike” e manifestit, premton se qytetet do të zhvillohen në përputhje me “historitë e tyre”. Në lidhje me këtë, projektet që prishin “siluetën e qyteteve”, që nuk kanë një pamje estetike, apo që nuk kontribuojnë në thelbin kulturor të qytetit, nuk do të lejohet të ndërtohen.

Ndërkohë, do të përqafohet një vizion arkitekturor, që do të plotësojë nevojat e së tashmes dhe të së ardhmes, dhe do të ndërtohen zona tërheqëse për çdo segment të shoqërisë, shtoi presidenti. Sipas Erdogan, teknologjia do të përdoret për t’i shërbyer njerëzve dhe qyteteve si pjesë e implementimeve  të “qyteteve të zgjuara” (smart cities).

Përveç të qenurit teknologjikisht të përparuara, qytetet do të jenë gjithashtu të ndërgjegjësuara për mbrojtjen e mjedisit, duke patur një qasje miqësore me të, thuhet në manifestin e AKP-së. Bashkitë dhe komunat, do të promovojnë projekte për zvogëlimin e mbetjeve të ngurta dhe ndërtimin e “Parqeve të Popullit” në të gjithë Turqinë.

Për më tepër, njësitë vendore do të zhvillojnë projekte dhe do të kryejnë shërbime në çështjet sociale, veçanërisht në forcimin e marrëdhënieve të brendshme. Modelet e urbanizimit horizontal, do të përfshihen në të gjithë Turqinë, dhe atë do ta zbatojnë edhe zonat e sapozhvilluara.

Vendime të rëndësishme lidhur me një qytet, do të diskutohen në çdo rast me banorët në këshillat e qytetit. Burimet e njësive vendore, do të përdoren në mënyrë efikase dhe transparente. Qytetet do të ngrihen në çdo sektor, veçanërisht në kulturë dhe ekonomi, thekson më tej manifesti.

“hurriyetdailynews.com”

Submit a comment