Punimet në Elbasan rrezikojnë jetën e punëtorve dhe të qytetarve

punimeNë këtë verë në qytetit e Elbasanit kanë nisur një sërë punimesh në disa rrugë të ndryshme të qytetit. Punimet kanë përfshirë fasadat e pallateve në bulevardin qëndror të qytetit, gjithashtu ndërhyrje po kryhen edhe në rikostruksionin e stadiumit të Elbasanit “Elbasan Arena” që ishte dhe fillesa e gjithë këtyre investimeve.

Por këto punime pavarsisht gjithë inpakitit pozitiv që kanë për qytetit kanë dhe anën e tyre mjaft negative. Nëse shikon të gjitha kantieret e punimeve në të cilat është duke u punuar të bie në sy një gjë, mungesa e masave më minimale të sigurisë. Në rradhë të parë pasiguria paraqitet për puntorët e këtyre kompaive që po punojnë pasi jo në pak raste i shohim pa veshjen e duhur dhe të përshtatshme. Megjithatë më të rrezikuarit nga e gjithë kjo katrahurë janë ata, qytetarët e Elbasanit.

Duke filluar që nga Rruga “Qemal Stafa” në hyrje të qytetit ku mungojnë rrjetat rrethuese apo tabelat informuese për rrezikun që kjo hapsirë shfaq në këtë përiudhë rikonstruksioni. Dhe për të kaluar në të gjitha rrugët e tjera që nga rruga “Demir Hyskja”, rruga “Lef Nosi”, rruga “28 Nëntori” e të tjera tek të gjitha mungojnë elementet e sipërpërmendura. Në këto rrugë ndodh dhe një fenomen tejet i rrezikshëm qarkullimi i makinave ndërkohë që punohet. Këto janë disa veprime dhe mosveprimë që mund ti konsiderojmë edhe si pakujdesi por që në çdo moment mund të rrezikojnë jetën e qytetarve

Por në fakt veprimet apo mosveprimët më të rrezikëshme ishte në punimet që po kryhen në Bulevardin “Aqif Pasha” aty rreziku ishte flagrant, pa asnjë masë sigurie, dhe shanset makismale për qytetarët që kalojnë aty, që ndonje ditë kur të jënë duke kaluar aty të mund të dëmtohen. Në Bulevard këto mungesa elementesh sigurie janë shumë më të rrezikëshmë për faktin se dhe fluksi i njerzve aty është dhe më i madh por edhe se karakteri i këtyre punimeve është i tillë ku puna kryhet në fasadat e ndërtesave dhe trotuari nuk u bllokua tërsisht, por firma kontraktuese duhet të marrë masat që qytetarët të mos rrezikohen nga këto punime. Apo edhe në stadiumi çdo kush mund të hyjë kurdoherë pa asnjë pëngesë pavarsisht se aty është një kantier ndërtimi dhe çdo person që nuk është pjesë e stafit të puntorve i rrezikohet jeta.

Duke kuptuar nxitimin e qeverisë dhe të bashkisë të cilat kanë kërkuar nga kompanitë që të përfundojnë sa më shpejt punimet (përpara ndeshjes së Shqipërisë më Danimarkën për eleminatoret e Euronianit) duhet që këto kompani të mos neglizhojnë dhe parametrat e sigurisë. Pasi fundja po flasim për sigurinë, mirqënien dhe shëndetin e qyetarve që në parim janë perukupimet kryesore të qeverisë.

Ardit HOXHA

 

Submit a comment