Puna e ditës së diel është një domosdoshmëri ekonomike dhe sociale për Francën

E diela ne ParisTema e hapjes së dyqaneve ditën e diel përbën një debat politik, i cili ka zgjatur për rreth një dekadë me argumente pro dhe kundra. I fundit që daton në këtë varg debatesh është ligji Maillé 2009, i cili kishte për objektiv kryesor” përdorimin e parametrave të jashtëzakonshme të konsumimit “(PUCE). Më mungesë të ambicjes dhe të vizjonit. Me kalimin e viteve e gjitha kjo ka vijuar në një specializim të mirfilltë francez si: përjashtimet nga raftet e zakonshme të gjeorgafisë, sektorve të përgjithshëm dhe të përkohshëm, përkufizim i denjë ky për poemën e Prevert. Në përgjithësi francezet në mungesë të kurajos preferuan kompleksitetin dhe në vend të reformave kryesore preferuan reformat e vogla javore.

Në kohën kur ministri i ekonomisë Emmanuel Macron shpalos një reform të guximshme për këtë cështje theksohen akoma më shumë sfidat ekonomike dhe sociale të një reforme të tillë. Në vend të parë flitet për hapjen e zonave turistike ditën e diel, si shenjë e fortë atraksioni për një vend turistik si Franca. Nëse Franca do të mbaj akoma vendim e parë si destinacioni më i preferuar më shumë se kurrë ajo duhet të angazhohet në konkurencën me vendet e tjera për të tërhequr dhe për të mbajtur turistë. Qëllimi është që dikush i cili e ka vizituar një herë Francën të rikthehet. Vecanërisht nëse flasim për Parisin, i cili me 29 milion turistë në vit nuk mund të qëndroj në hijen e së dielës. Janë kryeqytete si Barcelona dhe Londra të cilat edhe pse kan 2 herë më kap turistë se Parisi ja leiojnë vetes të punojnë të djelen.

Në kulturën e të bërit tregëti, duhet të jesh në kohën e duhur, në vendin e duhur me ofertën e mirë. Mbyllja e së dielës nuk reflektohet si një efekt i javës. Të mos hapësh dyqanet dhe vendet e tjera të punës të dielen në Francë reflektohet si lënia e të ikurit të klientëve tek të tjerët ku këto klientë do të kenë mundësi t’i shpenzojë të ardhurat e tyre në mënyrë direkte dhe indirekte.

Marrim shembullin më të zakonshëm të një klienti të huaj, i cili shpenzon gjatë qëndrimit të tij në Paris nga 900 deri më 1300 euro a është e arsyetueshme që në t’i mbyllim dyqanet dhe bizneset e tjera të dielën? Përtej këtij aspekti ekonomik hapja e punës ditën e diel përmirson gjithashtu zhvillimin e jetës urbane dhe në përmirsimin e sinergjisë ndërmjet kulturave. Këtë na e tregon shembulli i Marsejes më 2012, i cili ishte i vetmi kryeqytet europian që zgjodhi të vinte në punë bizneset dhe qendrat turistiko-kulurore ditën e djelë. Ka ardhur koha që Parisi të bëhet qendër kulturore dhe tregëtie e së dielës.

Së dyti përfitim do të kenë edhe shmangiet e përgjithshme ose të përhershme të drejtësisë tregëtare dhe barazisë së mundësive, duke rregulluar konkurencën. Një efekt jo pozitiv shikojmë edhe në zonën gjeorgrafike, ku në të njëjtën rrugë dyqane mobiljesh do të kenë të drejtë të qëndrojnë të hapura të dielën dhe nga ana tjetër dyqanet kulturore nuk do të hapen: blerja e librave të dielën do të jetë më pak legjitime se sa blerja e mobiljeve.

 Në fund të fundit të autorizosh punën ditën e diel do të thotë të pranosh t’i japësh besim aktorve të biznesit të shprehin vullnetin e tyre. Sondazhet tregojnë që 65% e francezve janë pro punës ditën e diel. A duhet të kaloj kjo përqindje maxhoritare në vesh të shurdhët? Në emër të kujt do t’i pengojmë ato që duan të punojnë, të bëjnë kurse mësimi që të mos i zhvillojnë aktivitetet e tyre? Por nuk mund të shikohen vetëm dëshirat e konsumatorve. E diela është dita që i përket familjes. Të gjithë ditët e tjera njerëzit janë të zënë me punë, e diela është thjesht gëzimi i familjes, duke kaluar kohën së bashku. Por a do të pranonin familjarët të punojnë të dielën, duke u paguar më tepër sesa ditët e tjera? Të paguhesh më shumë prap se parp në dobi të familjes është.

 Emmanuel Combe, professor i Universitetit Paris 5

Përktheu: Jona Koprencka

Submit a comment