Pse ISIS-i s’mund të mposhtet me luftë, dhe cila është zgjidhja


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
4 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Mohammad Ayesh “Middle East Monitor”

Shteteve të Bashkuara u pëlqen të pohojnë, se po zhvillojnë betejën e tyre të fundit në luftën kundër ISIS, dhe presidenti Donald Trump është i gatshëm të shpallë fundin e grupimit terrorist dhe të betejave, për ta mposhtur atë në Siri.

Por, këto janë deklarata të gabuara, që synojnë të mashtrojnë votuesit dhe opinionin publik amerikan. E vërteta e thjeshtë, është se i ashtuqujturi Shtet Islamik, nuk mund të mposhtet me luftë. Këtë e tregon edhe përvoja e luftimit të organizatave ekstremiste.

Në vitin 1996, Forcat Ajrore të SHBA-së bombarduan bazat e Al-Kaedës në Sudan, dhe kampet e trajnimit të drejtuara nga Osama Bin Laden. Në vitin 2001, forcat amerikane pushtuan Afganistanin, rrëzuan regjimin taleban, dhe pastaj i treguan botës se e kishin shtypur Al-Kaidën, e cila akuzohet për sulmet e 11 Shtatorit në Nju Jork dhe Uashington.

Në vitin 2003, SHBA-ja gati shkatërroi çdo gjë në Irak. Por pavarësisht kësaj, shumë shpejt u bë e qartë se kampet e trajnimit të terroristit Abu Musab Al-Zarkauit, jo vetëm që kishin shpëtuar, por ato lulëzuan më tej duke tërhequr të rinjtë më ekstremiste se Al-Kaeda dhe të ngjashmit e saj.

Të gjitha luftërat e zhvilluara nga SHBA-ja dhe aleatët e saj, për të eliminuar organizatat ekstremiste kanë dështuar, dhe rezultatet e tyre janë të dukshme tani për të gjithë. Për këtë, ne s’kemi nevojë për raporte ekspertësh.

Nëse sulmet e Shteteve të Bashkuara kundër Sudanit, do të kishin qenë të suksesshme në vitin 1996, Al-Kaeda ndoshta nuk do të ishte i aftë të kryente sulmet e 11 shtatorit. Nëse pushtimi i Afganistanit do të kishte arritur qëllimet e veta, Al-Zarkaui dhe kampet e tij në Irak nuk do të ishin shfaqur.

Nëse lufta amerikane kundër Irakut do të kishte sukses, dhe do t’i dëbonte të ashtuquajturit terroristë nga vendi, atëherë ne nuk do të kishim parë shfaqjen e ISIS në Siri pak vite më vonë. Realiteti na tregon, se luftërat kanë dështuar të eliminojnë plotësisht terrorizmin dhe mendimin ekstremist.

Sa herë që eleminohen celula të ndryshme terroriste, aq më shumë të tilla shfaqen, duke dobësuar shtetet. Për më tepër, tek e fundit janë civilët, ata që paguajnë çmimin për luftën e SHBA-së “kundër terrorizmit”.

Po pse kanë ndodhur kaq shumë dështime? Organizatat terroriste, nuk janë struktura formale ushtarake, siç janë ushtritë kombëtare, që të mund të mposhten nga një luftë normale. Më e rëndësishmja, burimet njerëzore të grupeve terroriste janë zakonisht të rinj të dëshpëruar dhe të frustruar, që kanë hequr dorë nga ndryshimet paqësore politike, dhe janë të frustruar për shkak të mospërfshirjes politike.

Shumica e këtyre individëve, vijnë nga vende që nuk kanë demokraci dhe të drejta të njeriut, përfshirë lirinë e fjalës. Në zhgënjimin e tyre, këta njerëz besojnë se dhuna është e vetmja mënyrë për të sjellë ndryshimin.

Kjo shpjegon pse faktin pse ISIS, u shfaq në rrënojat e revolucioneve të Pranverës Arabe, dhe në përgjigje të kundërrevolucioneve, që kanë shkatërruar shpresat e njerëzve për ndryshime paqësore politike në të gjithë Lindjen e Mesme.

Në fund të fundit, demokracia, promovimi i lirisë dhe respektimi i të drejtave të njeriut, janë e vetmja mënyrë për të eliminuar dhunën dhe terrorizmin dhe grupet e armatosura pas tyre. Kryengritja e armatosur, duhet të jetë plotësisht e panevojshme në vendet që promovojnë vlera të tilla në shoqëri.

Të rinjtë, do të ndihen të vlefshëm nëse marrin pjesë në proceset paqësore politike, duke iu larguar krimit, ekstremizmit dhe dhunës. Bombat, raketat dhe trupat tokësore, mund të vrasin disa luftëtarë të ISIS-it, por nuk do të vrasin ideologjinë që nxit luftën e tyre.

Nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, dëshirojnë të eliminojnë ISIS-in dhe të gjitha format e shfaqjes së tij, ata duhet të ndalin mbështetjen për regjimet tiranike në botën arabe, dhe të punojnë për të krijuar shtete moderne demokratike.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment