PS4 shet 5.3 milionë pajisje

ps4Kompania Sony ka shitur 5.3 milionë PlaySation 4 në të gjithë botën, dhe shitjet do të rriten më shumë javën tjetër, kur të dalë në treg në Japoni.

Kompania nuk ka nxjerrë akoma statistikat sipas vendeve, por duhet të jenë të lumtur me performancën e tyre deri tani, pasi ky gjithashtu ka qenë një rekord për industrinë, shkruan krokodili.com.

Duke marrë parasysh faktin se, ka dalë në SHBA më 15 nëntor dhe shitjet janë llogaritur deri në 8 shkurt kompania sony ka shitur një mesatare prej 616,279 pajisjesh PS4. Këto shifra janë pothuajse dyfishi i pajisjeve WII U Nintendo që pritet të shiten në shkurt dhe në mars.

Microsoft-i nuk ka treguar akoma sa pajisje për të luajtur ka shitur deri tani për vitin 2014. Shifra e tyre e fundit për vitin 2013 ishte 3 milionë. Edhe pse nuk pritet që ta kalojë shifrën që ka nxjerrë kompania Sony, pritet që të ketë ecur vërtet mirë. Dhe mos harroni që të dyja pajisjet po thyejnë rekordet botërorë të shitjeve.

Andrew House, presidenti i kompanisë Sony, ka thënë se është shumë i emocionuar që shumë blerës në botë kanë zgjedhur PS4 si mënyrën më të mirë për të kaluar pushimet. Ata janë shumë të lumtur që kanë të tillë admirues që e mbështesin PlayStationin. Më 22 shkurt PS4 do të dalë në Japoni dhe pritet që edhe admiruesit japonez të bëjnë të njëjtën gjë. http://www.albeu.com/kompjuter–internet/ps4-shet-53-milione-pajisje-edhe-pse-akoma-nuk-ka-dale-ne-japoni/141820/

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment