Prokuroria sekuestron pajisjen përgjuese të SHIU-t

meksiProkuroria e Tiranës ka urdhëruar dhe ka ekzekutuar sekuestrimin e pajisjes elektronike të Shërbimit Informativ Ushtarak, e cila përdoret për përgjimet telefonike dhe ambientale.

Sekuestrimi i pajisjes në fjalë është bërë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen në lidhje me padinë e bërë nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndaj ish- drejtorit të SHIU-t, Ylli Zyla, për çështjen e problemeve procedurale dhe kostos së blerjes së pajisjes. Në të njëjtin kallëzim u ngritën dyshime se pas mbërritjes në Tiranë, pajisja është përdorur për përgjime të paligjshme ndaj eksponentëve të Partisë Socialiste dhe të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

SEKUESTRIMI
Me urdhër të organit të akuzës, pajisja më gjithë pjesët e saj (një njësi e plotë kompjuterike, monitor dhe njësi komandimi), së bashku me antenat dhe pjesët e tjera të aparaturave është sekuestruar nga prokuroria.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment