Projekt bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e kardiokirurgjisë

Shqipërisë dhe KosovësAmbasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, u prit sot në një takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj.

Në takim u diskutua për finalizimin e projektit të bashkëpunimit në fushën e kardiokirurgjisë midis Qëndrës Spitalore Universitare të Tiranës me Qëndrën Klinike Universitare të Kosovës.

Më herët ka patur ekipe të specializuara të kardiokirurgjisë nga Shqipëria që kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale në këtë spital. Por, me realizimin e kësaj marrëveshjeje synohet që shumica e operacioneve kardiokirurgjikale të mund të kryhen në Kosovë nga homologët e tyre nga Shqipëria.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua për shtrirjen e kësaj eksperience edhe në bashkëpunimin konkret për sëmundjet e tjera në këto klinika.

Vend të rëndësishëm, gjatë bisedës zuri edhe bashkëpunimi i Qëndrës Klinike të Kosovës me spitalet e Qarkut të Kukësit (Kukës, Tropojë, Has).

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment