“Profesionistët e ashpër” të antimafias

sansonetti-iNga: Dimitri Buffa (Opinione. it)

Duhej lexuar patjetër shkrimi që ka bërë Piero Sansonetti për “garantin”, me qëllim dëgjimin e komisionit të antimafias, për të kuptuar se çfarë klime po vendoset në Itali nën pretekstin e luftës kundër mafies dhe korrupsionit. Gjithashtu për të kuptuar efektet anësore të hetimit të ri roman e të ashtuquajturës “rrugë e mesme”.
Sansonetti, që në titull i është referuar të njëjtit tip pyetjesh që dikush pret nga një gjykatë fashiste e veçantë (ose edhe staliniste, për të mos lënë pa përmendur asnjë regjim totalitar), praktikisht u akuzua se ka bërë në mënyrë garantuese (ashtu siç ka dashur ta quajë gazetën) punën e tij si drejtor i gazetës.
Kalabria dhe një botues, familja Cuzzocrea, kanë qenë prej kohësh në shënjestrën e një gjykimi neo emergjencializmi.Të lejosh të flasë djali i një bosi dhe të intervistosh një të penduar, i cili e portretizon veten shumë herë në mënyra dhe rrethana të ndryshme, i cili kontestohet si “krim” (i opinionit?), mund të jenë zgjedhje editorialesh pak a shumë të diskutueshme dhe të kritikueshme. Por që të dëgjosh se një profesionist vlerësohet si bashkëpunëtor i mafias dhe t’ia shesësh popullit si të tillë, sikur nuk shkon.
Sansonetti, sigurisht nuk bëri asgjë për t’u bërë mik me drejtuesit e prokurorisë në Kalabri, duke përhapur një polemikë të sinqertë dhe të hapur, me të guximshin Nicola Gratteri, një njeri me ide autoritare rreth drejtësisë, por një gjyqtar i vetëm në luftën kundër krimit të organizuar. E megjithatë, kjo valë e re e gjykimit të gjatë nuk duhet të na mashtrojë se do të përfitojë dikush. Në fakt do të ishte e mjaftueshme për të dëgjuar atë që ai tha dje pasdite para Komisionit të Anti-Mafias dhe prokurorit Michele Prestipino, personi që ka bërë të gjitha hetimet mbi “Carminati dhe partnerët e tij”, për të kuptuar se e mira dhe e keqja nuk janë aq të ndara nga njëra-tjetra ashtu siç duket se e besojnë komisionerët e antimafias që po hetojnë Sansonetti-n.
Prestipino dha një shembull se pse në Amerikën Latine dhe në pjesën e poshtme të Lazio-s, është më vështirë se kudo tjetër që të bëhen hetime mbi krimin e organizuar.
Ai e bëri këtë duke treguar anektodën e një arrestimi të një shantazhisti që kishte veshur një jelek antiplumb mbi të cilën kishte një çelës USB, që përmbante një dekret të gjyqtarit hetues për të kryer përgjimet kundërdrejt një bosi të një klani të caktuar. Dhe në të njëjtin çelës kishte edhe libra të mbetjeve të veprimtarisë hetimore ende në vazhdim e sipër.
Pas arrestimit dhe identifikimit, ky shantazhues kishte nxjerrë edhe një kartë (teserë) të rreme të Mossad-it dhe pajisje të tjera të tilla. Me pak fjalë, Prestipino i tha Komisionit të Anti-Mafias se ky person rezultoi të punonte për një firmë që kishte konçensione të nënkontraktuara të të gjitha përgjimive në zonën Latine. Ai gjithashtu shtoi se, raste të tilla kanë ndodhur edhe në situata të tjera në pjesë të ndryshme të Italisë.
Ekziston një treg i tretë i llogarive të përgjimeve që mund të përfundojnë në duart e krimit të organizuar dhe ka personazhe që janë në gjendje të dëgjojnë njerëzit e hetuar dhe sigurisht të pengojnë hetimet.
Ndoshta në vend që të fajësojnë Sansonetti-n, një organizatë politike si Komisioni Parlamentar Anti-Mafia, me presidentin e saj Rosy Bindi dhe zëvendësin i tij Claudio Fava, do të bënin mirë të kthenin interesat e tyre drejt këtyre historive paradoksale që flasin vetë për profesionalizmin e antimafias.
Përktheu: Jonilda Zaimaj

Submit a comment