Profesionet më të rrezikuara nga astma

asSipas “American Thoracic Society”, rreth 15 për qind e rasteve me astmë te të rriturit shkaktohet nga ambienti i punës.

Astma profesionale po shndërrohet në një nga patologjitë më të shpeshta që prekin rrugët e frymëmarrjes. Një studim i publikuar në “American Journal of Industrial Medicine” pohon se disa punëtorë rrezikojnë më tepër se të tjerët.

Studiuesit e “National Institute for Occupational Safety and Health” kanë analizuar të dhënat e 20.991 personave, që në vitin 2001 kishin marrë pjesë në “National Health Interview” për të identifikuar industritë që lidheshin me shtimin e rrezikut për shfaqjen e astmës.

“Ky studim ka evidentuar se personat që punojnë në industritë me shkallë rrezikshmërie, kanë të drejtë të informohen nga punëdhënësit e tyre për faktorët që shkaktojnë astmë dhe pasojat e tyre”, paralajmëron Ki Moon Bang, lider i grupit të studiuesve.

Rreth 6,5 për qind e pjesëmarrësve ishin astmatikë. Astma ka qenë më e shpeshtë te femrat dhe ambientet më të rrezikuara janë industria automobilistike, ato të botimeve dhe stacionet e shërbimit. Meshkujt që punojnë në industrinë e botimeve kanë një propabilitet 2,4 herë më të lartë për të pasur probleme me astmën, në krahasim me dikë që punon në zyrë.

Shtimi i rrezikut mund të shkaktohet nga materialet akrelike, verniku, koli. Femrat që punojnë si punonjëse sanitare, janë 30 për qind më të rrezikuara nga astma, sesa gratë që punojnë në zyrë. Arsyeja ndoshta fshihet pas ekspozimit ndaj detergjenteve.

Sipas “American Thoracic Society”, rreth 15 për qind e rasteve me astmë te të rriturit shkaktohet nga ambienti i punës.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment