Prodhimi i patates në Shishtavecit në mëshirë të fatit

pAaPatatja e Shishtavecit në mëshirë të fatit, Prefekti: Po kërkojmë treg.

Patatet me emër të Shishtavecit, pritet që brenda muajit të gjejnë tregje shitjeje në Kosovë. Prefektura ka nisur nisur negociatat me ambasadorin tonë në Kosovë, për daljen në treg të kësaj kulture bujqësore, në ndihmë të fermerëve të zonave të thella të Kukësit.

Prefekti i Qarkut të Kukësit, Safet Gjici, vlerësoi se gjetja e tregut, do të ndikonte në sasinë e patates, por edhe në rritjen ekonomike të kultivuesve.

“Kemi biseduar edhe me ambasadorin tonë në Kosovë dhe kemi një project për mbledhjen e patates bio, dhe të kemi të siguruar tregun e shitjes. Shishtaveci është një vend I njohur për origjinën e patates”, u shpreh Safet Gjici.

Vetë kultivuesit  e patates sqarojnë se veç mungesës së tregut, përballen me problemin me farërat e palicensuara, pesticidet e pakontrolluara.

“Ne kërkojmë mbështetjen për plehra kimike. Patatja e Shishtavecit njihet në të gjithë Shqipërinë por është shumë problem tregu. Gjithashtu problem janë edhe farat të cilat janë të pacertifikuara dhe pa origjinë”, shprehen disa kultivues.

Në Qarkun e Kukësit, këtë vit janë mbjellë me patate rreth 554 hektar tokë dhe pritet që prodhimi të arrijë në rreth 12 mijë ton.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment