Probleme me ujin e pijshëm në Yzberisht

ja

Odiseja në Yzberisht për ujin e pijshëm, banorët prej 4 vitesh mbushin bidonat në autobotë.

Prej 4 vitesh situata e ujit të pijshëm në zonën e Yzberishtit është e njëjtë. Në verë mungon uji, në vjeshtë vjen pak, por është papijshëm. Banorët janë të detyruar të të mbushi bindonat me ujë në makinat me autobot që parkojnë të parat poshtë pallateve.

“ Nuk ka fare. Ujë i keq, na u prishën enët fare. Lëre pastaj që për gjellë nuk bën jo e jo”

Edhe banorët e tjerë të kësaj lagjie thonë se uji në rubinetat e tyre vjen i ndotur.

“ E blejmë, për të pirë dhe gatuar. Me ujin e çezmës vetëm lajmë rrobat, dyshemenë”.

Një bidon 5 kg në një autobot kushton 50 lekë, çka do të thotë një tjetër shpenzim për banorët e kësaj lagjie.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment