Prezantohen në Teheran përkthimet e Kur’anit në gjuhë të ndryshme

kuranNjë ekspozitë e interpretimeve të Kur’anit në gjuhë të ndryshme është organizuar në Universitetin Allameh Tabatabaei në Teheran.

Ekspozita paraqet kopje të përkthimeve të Kur’anit në persisht, rusisht, kinezisht, gjermanisht, frëngjisht, anglisht, turqisht, spanjisht, etj.

Gjithashtu në këtë ekspozitë janë shfaqur edhe postera që ofrojnë informacione për përkthyesit e Kur’anit në gjuhë të ndryshme.

Ekspozita është duke u zhvilluar në margjinat e konferencës së parë ndërkombëtare për përkthimin e Kur’anit, e cila filloi të dielën në Teheran.

Konferenca është organizuar nga Univeristeti Allameh Tabatabaei në bashkëpunim me Organizatën për kulturë dhe marrëdhënie islame.

Përkthyesit e Kur’anit nga 10 vende, duke përfshirë Rusinë, Francën, Pakistanin, Spanjën, Kinën dhe Republikën e Azerbaixhanit janë të pranishëm në këtë ngjarje ndërkombëtare.

Submit a comment