Presidenti palestinez, Abbas zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare në Algjeri

takim
Në vizitën zyrtare e cila do të zgjasë 3 ditë Abbas në takimin me Presidentin Buteflika do të diskutojnë çështjet për zhvillimet e fundit në Palestinë.

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare në Algjeri, raporton Anadolu Agency (AA).

Abbas i ndodhur në Algjeri me ftesë zyrtare të Presidentit Abdulaziz Buteflika, u prit në aeroportin ndërkombëtar “Havari Bumedin” nga Kryetari i Kuvendit Abdulkadir Bin Saleh, Kryeministri Abdul Malik Shellal dhe Ministri i Jashtëm Ramtmane Lamamra.

Ndërsa Presidenti palestinez Abbas shoqërohej nga delegacioni i tij i përbërë nga Ministri i Jashtëm Riyad al-Maliki, Nënsekretari i Çështjeve fetare Mahmoud al-Hibase dhe Kryetari i Departamentit të Inteligjencës Maxhid Ferexh.

Në vizitën zyrtare e cila do të zgjasë 3 ditë Abbas në takimin me Presidentin Buteflika do të diskutojnë çështjet për zhvillimet e fundit në Palestinë dhe se çfarë mund të bëhet për njohjen e Palestinës si shtet i pavarur në arenën ndërkombëtare.

Submit a comment