Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker prezantoi komisionerët e rinj

prePresidenti i komisionit europian Zhan Klod Junker ka prezantuar komisionerët e e rinj, mes të cilëve dhe francezi Pier Moskovic, ish ministër financash, në postin e komisionerit për cështjet europiane. Ndersa austriaku Johanes Hahn i Partisë Popullore Europiane, dikur komisioner europian për politikat rajonale në mandatin e dytë të Barrozos do të jetë komisioneri i ri për zgjerimin dhe politikat fqinjësore. Ndërsa për shërbimet financiare ëshët caktuar britaniku Xhonatan Hill. Ministri aktual grek i mbrojtjes, Dimitris Avramopulos do të jetë komisioneri europian për emigracionin dhe çështjet e brendshme. Ndërsa paraardhësja e tij që ka mbajtur këtë post për pesë vjet, Sesilia Malstrom do të jetë komisionere europiane për tregtinë. Gjatë deklaratës para gazetarëve në prezantimin e ekipit të ri të tij Junker shtoi se Frans Timermans, ministër aktual i Financës në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta do të jetë krahu i tij i djathtë dhe zëvendësi i tij. Presidenti i komisioni nënvizoi faktin se janë nëntë gratë pjesë e ekzekutivit të ri, dhe të gjitha kanë poste të rëndësishme, si atë të konkurencës, tregut të brendshëm, industrisë, punës dhe tregtisë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment