Presidenti Erdoan, të dielën për vizitë në Katar

Presidenti ErdoanPresidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, sot në orën 14.00 do të niset për në Katar me ftesë të Emirit të këtij vendi arab, Sheik Tamim bin Hamad al-Thani.

Burime nga Presidenca njoftojnë se gjatë kësaj vizite, Presidenti Erdoan do të realizojë takime me Emirin e Katarit, Sheik Tamim bin Hamad al-Thani dhe me babanë e tij, Hamad bin Kalifa al-Thani.

Krahas marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit ndërmjet Turqisë dhe Katarit, që gjatë viteve të fundit kanë shënuar zhvillim të jashtëzakonshëm në çdo fushë, në takimet e lartpërmendura do të merren në shqyrtim edhe çështjet rajonale me interes të ndërsjellë.

Mësohet se Presidenti Erdoan do të marrë pjesë gjithashtu në ceremoninë e hedhjes së themeleve të “Çarshisë Turke” në Doha.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment